Futboll Sport

Jo vetëm Lenjani në fushë, një 19-vjeçar shqiptar mbajti shiritin e kapitenit ndaj Interit

Sioni mposhti dje Interin me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvilluar në Zvicër. Te skuadra helvetike, në fushën e lojës përveç Lenjanit ishte dhe 19-vjeçari shqiptar Bastien Toma, i cili mbajti shiritin e kapitenit në pjesën e dytë.

Toma ashtu si Lenjani, u aktivizua në vendin e dytë, duke zënë vendin e Grgiç. Trajneri i besoi shqiptarit të Kosovës edhe shiritin e kapitenit.

19-vjeçari ishte një nga më të dalluarit në fushë duke tërhequr shpeshherë vëmendjen e komentatorit të Interit. Mesfushori është pjesë e moshave të Zvicrës dhe së fundmi është aktivizuar me 19-vjeçarët.

Related posts

Dybala thyen Strakoshën në të 94’-ën, Juventus i pandalshëm

Q.Autor

LIVË/ Maltë-Kosovë: Presion fantastik, Rashica vjedh topin dhe Muriqi nuk fal para portës (VIDEO)

Isa.Autor

NUK DO TA BESONI/ Dieta ushqimore e Cristiano Ronaldos, do të çuditeni… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment