Futboll Premier League Sport

PREKËSE/ David Silva “hap zemrën”, si e përballova luftën e djalit me jetën…

David Silva ka kaluar vitin më të vështirë të jetës pasi djali i posalindur luftoi me jetën. Mesfushori spanjoll do të rikthehet në Etihad të dielën pas pushime të kampionatit botëror për tju bashkuar shokët të Manchester Cityt, e ndërkohë që kontata e tij pritet të mbarojë në 2020 pas një dekade në ekip ai do të marr me vete kujtime të ndryshme. Tre tituj Premier League, FA Cup dhe League Cup, por kujtimi më i vyer për të do të mbetet mbështetja që klubi i ka dhënë kur ai kishte më tepër nevojë për të. – shkruan Mirror në një material ekskluziv dedikuar përjetimit të mesfushorit.

Kur djali i David Silvas, Mateo lindi para kohe dhjetorin e kaluar, Pep Guardiola ishte i bindur se ai duhet të vendoste familjen para së gjithash edhe në qoftë se kjo do të thoshte të humbiste magjinë e fansave të Manchester City-t teksa përpiqeshin të fitonin trofe.

Kështu që, Silva shpenzojë 5 muaj ndërmjet Manchester-it dhe spitalit “Casa de Salud” në Valencia, për të qënë pranë djalit që ngadalë po triumfonte mbi sëmundjen.Për Mirror ai ka thënë: “Është shumë shpejt që të themi se është gjithçka në rregull me Mateon, por lajmi i mirë është që djali im çdo ditë po bëhet edhe më i fortë.”

“Kuptohet edhe pa e thënë, që muajt e parë pasi lindi djali kanë qënë muajt më të vështirë të jetës sime.”“Gjatë asaj periudhe kuptova forcën e gruas, familjes gjithashtu shokët e ekipit dhe klubit tim.” “Psikologjikisht ka qënë e vështirë por duhej të bëhesha i fortë, duke u stërvitur dhe duke u kthyer për të luajtur me City-n, por duhej të bëhesha i fortë pasi im bir po luftonte. “

Ai është ndalur veçanërisht tek mbështetja e kubit duke thënë: “Më kanë trajtuar gjithmonë mirë, por kur Mateo-ja lindi ka qënë momenti që kam kuptuar sa shumë vlerë kishte ky klub për mua.”

“Kanë qënë Krishtëlindje. Pjesa më e ngarkuar e sezonit dhe e dija që Guardiola kishte nevojë për mua. Ne kishim ecur mirë, por ishte ende një garë e fortë në atë periudhë.

Guardiola më tha: -Shiko nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa familja jote. Merr gjithë kohën e nevojshme për tu kujdesur për djalin dhe familjen dhe veten.”

Silva e mbyll intervistën duke thënë: “Ne tek City nuk jemi vetëm njerëz të suksesshëm, ne jemi njerëz të mirë që njohin rëndësinë e familjes”.

Related posts

Surpriza, kompania CVC dhe Ecclestone kërkojnë të blejnë Moto GP

Sadik.Autor

FOTO/ Espanjol-Real Madrid, formacionet zyrtare. Shuhen dyshimet për Ronaldon

Q.Autor

“FSHF” PUBLIKON AXHENDËN/ Shqipëri-Slloveni, miqësorja e 30 marsit do të luhet në…

Delo.autor

Leave a Comment