Futboll Seria A Sport

Deklarata shokuese/ Ventura pranon FAJIN: Bëra mijëra GABIME, nuk do të pranoja…

Pas dështimit me përfaqësuesen e Italisë, duke mos arritur ta kualifikojë për Kupën e Botës “Rusi 2018”, ish-trajneri i Azzurrëve, Giampiero Ventura, duket se është gati të rifiillojë të trajnojë sërish, të paktën kështu deklaroi për “RMC Sport”. “Po e përjetoj këtë moment me tërbim dhe çudi, në kuptimin që në 20 vitet e fundit kam qenë gjithmonë në grumbullim, për herë të parë gjendem në pritje. Kam një dëshirë të tërbuar për të rifilluar dhe të jap përgjigje në fushë, për gjithçka që ndodhi. Shpresoj që të ndodhë sa më parë të jetë e mundshme. Do të ndryshoja gjithçka që ndodhi pas ndeshjen me Spanjën. Më pas ndodhi diçka e paimagjinueshme. Mijëra gabime nga ana ime, nuk arrita të lexoj atë që po ndodhte. Deri te Spanja isha i lumtur të realizoja atë eksperiencë, që deri në atë moment ishte pozitive. Normalisht do të bëja më pak gabime”, u rrëfye Ventura.

“Kombëtarja? Nuk do ta pranoja më atë ofertë, kuptova se nuk është puna ime. Kam nevojë për kontaktin e përditshëm me futbollistët. Të lëndon mungesa e korrektësisë dhe ofendimi personal, gjërat e pavërteta, jo kritikat, që çdo kush duhet të pranojë. Tani i bëj urimet më të mira Mancinit, që të mund të ketë futbollistë që të bëhen kolona e fortë e kësaj përfaqësuese. Asnjë mëri për kombëtaren, por për atë që mund të kisha qenë, por nuk isha. Askush nuk mund të thotë kurrë se deri kur mund të kishte shkuar Italia në Botëror, por kampionati dëshmoi se ka ndryshim mes fjalëve dhe fakteve. Të gjithë thonin të merrnim shembull nga Gjermania, por pastaj u eliminua në grupe. E njëjta gjë për Brazilin. Uroj që Italia të kthehet sa më parë në krye”, deklaroi ish-trajneri i Italisë, Ventura.

Related posts

NUK NJEH KUFIRIN E MOSHËS/ Ibrahimovic shprehet hapur: Nëse Manchester United ka nevojë, jam…

Delo.autor

SHOKOHEN KATALANSAIT/ Real Sociedadi ka arritur të kalojë në avnatazh kundër Barcelonës.

Isa.Autor

United-Stoke, tri ndeshjet e fundit janë mbyllur në barazim

Q.Autor

Leave a Comment