Futboll Sport

Premtimi i Tite: Ata që duan futbollin do të KËNAQEN me Brazil-Belgjikë…

“Krijimtaria e Belgjikës është mbresëlënëse, ata janë shumë të fortë, kanë shumë cilësi dhe një trajner të madh. Do të shohim një ndeshje të bukur, me futbollin më të pasur që mund të ekzistojë. Një gjë është e sigurt, ata që duan futbollin do të kënaqen me këtë çerekfinale,” – këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Brazilit, Tite, 24 orë para ndeshjes çerekfinale kundër Belgjikës.

Më pas, trajneri i “Selseao” zbulon: “Marcelo do të kthehet në të majtë të mbrojtjes, ndërsa në vend të Casemiro do të luajë Fernandino.”

Në lidhje me akuzat ndaj Neymar për “aktrim” në fushë, Tite shtoi: “Le të thonë çfarë të duan, mua dhe brazilianëve na intereson që ai të luajë në nivelet më të larta të mundshme si ka bërë në të katër ndeshjet e deritanishme në Rusi.”

Related posts

“FITUAN TRIPLETËN”/ Sneijder “spiunon” Eto’o: Atë e bëj vetëm për Mourinhon…

Isa.Autor

THOTË SE TOKA ËSHTË E SHESHTË DHE SE NUK VAKSINOHET/ Ylli i NBA mund të humbasë 328 mijë euro për ndeshje

Delo.autor

FITOI/ GATTUZO i PAKËNAQUR me MILANIN, vlerëson një adoleshent të Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment