Futboll Seria A Sport

Christian Vieri: Për Italinë, RONALDO do të jetë si të fitosh llotarinë

Mundësia në rritje që Cristiano Ronaldo do të përfundojë nënshkrimin për Juventusin ka prekur edhe ish-sulmuesin Christian Vieri, i cili është entuziast: “Për futbollin italian do të ishte si të fitosh llotarinë”, tha ish-lojtari i klubit të bardhezinjve për “BeIn Sports”. Juventusi po përgatit një goditje të madhe për ta përforcuar sulmin e trajnerit Max Allegri me golashënuesin më të mirë të Real Madridit. Siç është shkruar nga “Récord”, operacioni do të mbyllet për çështje orësh. Ndërkohë “Sport Mediaset” zbuloi një takim këtë mëngjes mes presidentit Agnelli drejtorëve Marotta dhe Paratici si dhe trajnerit Allegri për të vendosur pikat mbi i. Bardhezinjtë janë shumë afër arritjes së marrëveshjes dhe synojnë që të shtunën e ardhshme të prezantojnë pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Një situatë hipotetike kjo, që do t’i jepte futbollit italian një rëndësi më të madhe sipas Vieri-t: “Njerëzit nuk flasin shumë për Serie A jashtë vendit, sepse nuk ka superstarë, Ronaldo do ta ringjallte atë. Unë do të isha edhe më i motivuar të shihja kampionatin, çdo të diel bota do të pyetej se çfarë bëri Juventusi dhe sa gola shënoi Cristiano Ronaldo”, shtoi ish-sulmuesi italian, zëri i autorizuar për të komentuar pas më shumë se 142 golave të tij në Serie A. CR7 ka zënë faqet e para të gazetave prestigjoze në botë dhe të gjithë besojnë se ky operacion do të finalizohet brenda javës. Për këtë çështje foli edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, dhe mik i ngushtë i Florentino Pérez, me të cilin ai zakonisht komenton mbi lëvizjet e fundit të tregut. Ai është pyetur nga “Corriere della Sera” rreth transferimit të mundshëm të Cristiano Ronaldo-s në Juventus: “Unë jam shumë afër Florentino Pérez. Ne shpesh flasim për të komentuar mbi operacionet e merkatos të Real Madridit, le të themi se nuk di asgjë…”, tha ai.

Related posts

NGA KAKA TEK GARETH BALE/ Ja historia e yjeve të pakënaqur që u shndërruan në… “hije”

Delo.autor

NJIHET PËR FORMAT E SAJ BOMBASTIKE/ Mes shpatës dhe modës, Antonella Fiordelisi mahnit me FOTOT… hot

Delo.autor

RRËFEN PËR SUPER LEAGUE/ Ceferin: Infantino? Nëse është e vërtetë, s’mund të jetë më president i FIFA-s

Delo.autor

Leave a Comment