Futboll Sport

Presidenti Takaj i bind, Radas dhe Vangjeli vazhdojnë me Skënderbeun

Skënderbeu vijon përgatitjet në qytetin e Korçës. Nën drejtimin e Orges Shehit, tashmë në rolin e trajnerit, kuqebardhët po “restaurohen”, ndërkohë që dita e djeshme ka qenë positive për ta. Kjo për shkak se dy shtylla të mbrojtjes në vitet e fundit, Marko Radas dhe Kristi Vangjeli kanë pranuar të luajnë edhe sezonin e ri me kampionët e Shqipërisë.

Ka qenë presidenti Ardian Takaj, ai që i ka bindur të dy lojtarët. Në konferencë për shtyp ka dalë kroati Radas, i cili ka nënvizuar: “Tashmë është e sigurt që do të jem pjesë e Skënderbeut. Marrëveshja është arritur dhe unë jam i kënaqur që do të jem pjesë e Skënderbeut, të paktën edhe 1 vit.

Unë kam 7 vite këtu dhe e kam në zemër këtë ekip. Por, mbi të gjitha ndiej përgjegjësi. Biseduam me drejtuesit e klubit dhe së bashku me prurjet e reja, që do të vijnë në Korçë, do të luftojmë sërish për kampionat”.

Po ditën e djeshme, Skënderbeu e ka provuar veten në një miqësore me Maliqin, ku ka fituar 2-0. Golat janë shënuar nga Dita dhe Abazi (13’ dhe 15’). Trajneri Shehi e ka nisur me këtë formacion: Teqja, Abazi, Aliti, Sambou, Lulaj, Dita, Demte, Vila, Gripshi, Robinjo, Krasniqi. Me kalimin e minutave ka pasur mundësi aktivizimi edhe për këta lojtarë të tjerë: Dajsinani, Tako, Koçibelli, Këndezi, Filip, Allmuça, Osmanllari, Ndoci, Ivani, Berisha, Oto Xhon.

Related posts

DUELI QË PËRCAKTON LIDERIN E GRUPIT A/ Kosova tenton mrekullinë përballë Anglisë

Delo.autor

Dënohen me 35 vjet, 9 personat që sulmuan ekipin e Izraelit në shqipëri

Sadik.Autor

FEDERIM NË SEKONDAT E FUNDIT/ Kukësi transferon mbrojtësin nga kampionati zviceran

Delo.autor

Leave a Comment