Futboll Seria A Sport

Prezantohet dhe befason Boateng: Do të jem Cristiano Ronaldo i Sassuolo…

Ganezi Kevin Prince Boateng i ka rritur pretendimet për sezonin e ri duke thënë se dëshiron të bëhet si Cristiano Ronaldo, për ekipin e tij të ri Sassuolo.

Të dy futbollistët erdhën në Itali gjatë kësaj vere, Boateng nga Frankfurt te Sassuolo dhe Ronaldo nga Real Madrid te Juventus, teksa ish-futbollisti i Milan ia ka shtuar presionin vetes duke u krahasuar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Kam shënuar 500 gola më pak se ai, por unë do të jem Cristiano Ronaldo i Sassuolo,” – tha Boateng për “SkySports Italia”.

Më pas, Boateng vazhdoi: “Do të kisha shumë kënaqësi ta mposht Ronaldo, por në fillim duhet të mposhtim të gjithë ekipin e Juventus, sepse ata kanë disa futbollistë të tjerë shumë të mirë. Pas kësaj më duhet të them se nuk mund t’ia dal i vetëm. Kam nevojë për ndihmën e shokëve të ekipit, askush nuk mund të luftojë i vetëm.”

“Ardhja e Cristiano Ronaldo është diçka shumë e rëndësishme për Serie A. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe tifozët italianë do të kenë mundësinë të shijojnë aftësitë e tij.”

Related posts

“SERIA A”/ Derbi i “çmendur” kontrovers i takon Juventusit

Sadik.Autor

Bacca refuzon Meksikën, qëndron te Villarreali

Q.Autor

NË AVION DHE NË DHOMAT E ZHVESHJES/ Festime e “çmendura” të ekipeve! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment