Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ Zyrtarizohet drejtori i ri i përgjithshëm i MILANIT…

Klubi i AC Milan ka zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate për shtyp atë që thuhej prej ditësh: Leonardo është drejtori i ri i përgjithshëm për sektorin tekniko-sportiv, me efekt të menjëhershëm.

“Një rikthim emocionues për të gjithë tifozët e Milan, që veç të qenit një përforcim në nivel profesional dhe të përvojës është njeri i duhur për ta kthyer ekipin në nivelet më të larta,” – lecohej në komunikatën e AC Milan. Nesër në orën 16:30, në “Casa Milan”, Leonardo do të mbajë një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, presidenti i ri i Milan, Paolo Scaroni, që u emërua pak ditë më parë nga “Fondi Elliott” deklaroi për brazilianin: “Rikthimi i Leonardos është një tjetër hap përpara në rrugën drejt suksesit. Ky emërim nga Elliott tregon ambicien e tyre për të qenë të suksesshëm. Leonardo do të jetë drejtori absolut i aspekteve sportive, njeriu kryesor i vendimeve në merkaton e lojtarëve, duke nisur nga kjo e kësaj vere. Do të ketë të gjithë mbështetjen tonë për të forcuar ekipin, gjithmonë brenda rregullave të “fair play financiar”.”

Related posts

Sherr masiv mes fansave gjatë duelit mes Fury dhe Seferi (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Partizani me “artileri të rëndë” për ndeshjen ndaj “Verilindorëve”

Delo.autor

“VAKSINOHU GRANIT, RUAJ VETEN”/ Mourinho i komenton Xhakës, përgjigjia e mesfushorit nuk vonon (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment