Futboll Seria A Sport

Prezantohet Matteo Politano: Jam gati të luftoj për Interin

Matteo Politano iu bashkua Interit fundjavën e kaluar, pasi erdhi në huazim nga Sassuolo, ndërsa sot doli para kamerave dhe bëri edhe prezantimin zyrtar.
Sulmuesi italian nuk e fshehu lumturinë që tashmë do të mbrojë ngjyrat zikaltër, ndërsa pranoi se do të japë më të mirën për të merituar një vend në formacionin e Spallettit.

Çfarë emocioni ke provuar këto ditë me fanellën e Interit?
Kanë qenë emocione të papërshkrueshme. Isha në Los Angeles duke fjetur, kur mora telefonatën dhe mund të them që ka qenë një nga zgjimet më të bukura. Ishte padiskutim një nga ditët më të bukura të miat.

Në janar mund të kishit shkuar te Napoli. Jeni i kënaqur me zgjedhjen e bërë?
Pati një ofertë konkrete nga Napoli, por bashkë me klubin vendosëm që të vijonim me procesin e rritjes. Kisha nevojë për të luajtur rregullisht dhe kjo më garantohej vetëm te Sassuolo. Tani mund ta them me bindje që jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit.

Keni folur me Spallettin? Cili është roli juaj i preferuar?
Me Spallettin kam folur vetëm 5 minuta, pro në grumbullim do të kemi kohë mjaftueshëm për të diskutuar mbi gjithçka. Unë jam i gatshëm të vihem në dispozicion të trajnerit, për të luajtur ku ka nevojë skuadra dhe për të dhënë më të mirën. Roli im i preferuar është ai i sulmuesit të djathtë, por te Sassuolo kam lëvizur shumë në fushë dhe jam ambientuar në pozicione të ndryshme.

Ju tremb konkurrenca, pasi te Interi luajnë sulmues shumë cilësorë?
Aspak. Konkurrenca vetëm bën mirë, pasi të ndihmon të rritesh, për të qenë në një nivel me të tjerët. Unë mezi pres të fillojmë përgatitjet, për të dhënë maksimumin dhe për të qenë në dispozicion të trajnerit.

Flitet që Ronaldo do të kalojë te Juventusi… Mendoni se pastaj në Itali do të luhet vetëm për vendin e dytë?
Do të ishte shumë mirë, pasi Seria A ka nevojë për kampionë të tillë. Ai do të jetë një vlerë e shtuar për Juventusin, por edhe për të gjithë kampionatin. Sa i përket rrugës për titull, Juventusi niset si favorit, pasi është kampione prej 7 sezonesh, por në fund çdo skuadër do të ketë mundësitë e saj për të luftuar dhe për të bërë më të mirën.

Interi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Florenzi e Vrsaljko, dy futbollistë që ju i njihni nga afër, janë dy nga emrat kandidatë…
Më vjen mirë që Interi kërkon të sjellë lojtarë të mëdhenj në skuadër, por këto nuk janë pyetje për mua. Kam marrëdhënie të mira me të dy dhe respekt maksimal për cilësitë sportive e njerëzore. Gjithsesi për merkaton duhet të flisni me Pieron

Related posts

“NJË PERSON SHUMË I BUKUR…”/ Lucas Mouroa “zbulon” gruan falë Zuckerberg: Mesazhi që “çmendi” internetin

Delo.autor

PO ZHVILLON PARAQITJE FANTASTIKE/ Dy ndeshje për të marrë një rol të papritur, Milan mendon të konfirmojë yllin…

Delo.autor

E BUJSHME/ “Zhveshën” edhe prezantuesen Diletta Leotta, një shqiptar në bandën që po gjykohet në Milano

Delo.autor

Leave a Comment