Futboll Premier League Sport

Prezantohet Sarri: Chelsea që do të ndërtoj do t’ju argëtojë me spektakël dhe…

“Është një nder të jem në Londër, të jem trajneri i Chelsea. E di që do të jetë e vështirë, pasi ky është kampionati më i vështirë në botë, është më i komplikuar se Seria A, por dua që në fushë të imponoj lojën time”, u shpreh Maurizio Sarri, trajneri i Chelsea, që vetëm pak ditë më parë firmosi me “blutë” e Londrës.

Më tej, trajneri italian, që zuri vendin e patriotit të tij Antonio Conte, tha: “Dua që të argëtoj fansat, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha Sarri, që në konferencën e parë për shtyp për mediat vendase foli në italisht. “Ju premtoj se pas dy javësh do të përgjigjem në anglisht”, u shpreh Sarri.

Për sa i përket merkatos, ai tha: “Është e qartë se ne duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë, por të shohim se si do të evoluojë merkato ditët në vijim. Unë jam një trajner në fushë dhe jo një menaxher, jam një trajner që mërzitem nga merkato. Unë kam për detyrë të rris futbollistët”, tha Sarri.

Related posts

MAHNITI NË BOTËROR/ Leicester i dyfishon rrogën për të bindur mbrojtësin ANGLEZ të qëndrojë

Isa.Autor

“TË GJITHËVE U PËLQEN”/ Mauro Icardi “djeg rrjetin” për Wanda Nara: Jam unë që bëj foton

F.autor

PUBLIKOHET “TOP 5” LISTA/ Nga Krespo tek Lukaku, ja blerjet më të kushtueshme të Interit…

Delo.autor

Leave a Comment