Futboll Seria A Sport

“ËSHTË NJË TRASHËGIMI E VËSHTIRË”/ Rrëfehet trajneri Sarri: Kjo është filozofia ime për objektivin e klubit

Trajneri i ri i Juventusit, Mauricio Sarri, ka bërë rrëfimin e tij të parë që kur mban këtë detyrë, teksa flet për uebsajtin e klubit bardhezi.

NIVELI – Çfarë kampionati do jetë? Në nivelin e trajnerëve të shkëlqyer. Është rikthyer Konte në një klub të rëndësishëm, Xhampaolo te Milani. Ançeloti te Napoli, dhe Fonseka te Roma, ai ka aftësi të mëdha. Sasuolo ka De Zerbin, me shumë talent. Nuk dua të harroj dikë, por besoj se këtë sezon do ketë një trend të ri, duke parë edhe shumë emra ndryshe në pankina.

TE JUVJA – Është një trashëgimi e vështirë, ky klub ka fituar shumë. Do jetë e vështirë të përsëris rezultatet e pesë viteve të fundit, qoftë edhe në statistika. Duhet të harroj përgjegjësitë, dhe të kënaqemi, të bëjmë qejf në fushë. Dhe, të rrisim vazhdimësinë e fitoreve.

CHAMPIONS – Duhet ta shohim tamam Europën. Juventusi është lulëzues në Itali, dhe të gjithë mendojnë se edhe në Europë është e njëjta gjë. Për fat të keq, nuk është. Në Europë, Juvja është një nga 10 klubet më të mëdha. Gjithsesi, në fund, qëllimi është i njëjtë, duhet të fitojmë.

ROLI I TRAJNERIT – Është më e lehtë që një lojtar i madh, të bëjë edhe një trajner të madh, se sa një trajner të bëjë një lojtar normal, ta bëjë të madh. Në këtë moshë, kupton se me eksperiencë mund të ndikosh deri në një pikë, më pas, gjithçka tjetër e bëjnë lojtarët.

LOJA – Do mundohemi të luajmë shumë topa, kjo është filozofia ime. Por, do doja të mbaja edhe disa karakteristika të skuadrës së Alegrit. Të dish si të rezistosh, kur je nën presion, është një kualitet i madh në lojë. Duhet të mbajmë 90% të gjërave pozitive që ishin në skuadër këtë sezon.

Related posts

ASFIKSOI HIGUAININ/ Shezni tregon “golin” e tij: E njoh si godet, Ronaldo më tha tek penalltia që…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Luftëtari-Partizani, Trajneri Gega e zëvendësoi. Asani godet me shkelma stolin e rezervave

Delo.autor

ANALIZON SUPER SFIDËN INTER-JUVENTUS/ Lippi: Conte e Pirlo me inteligjencë shumë të madhe, “Zikaltërit” i shikoj më…

Delo.autor

Leave a Comment