Futboll Sport

Prishi kontratën me Flamurtarin, gjen strehë te Rabotnicki

Nga Flamurtari janë të shumtë lojtarët e larguar, teksa fillimisht morën rrugën ata që ishin në huazim në Vlorë. Mamadou Tounca u rikthye te Lazio, Ardit Hoxhaj te Skënderbeu, kurse dyshja Sidibe-Camara te Besëlidhja. Ky i fundit më pas iu bashkua Teutës. Nga vlonjatët është larguar edhe mesfushori Victor Juffo, i cili është rikthyer në Maqedoni dhe ka nënshkruar me Vardarin. Te Shkupi ka shkuar Muarem Muarem, kurse Fisnik Zuka te Renova.

Largim i rëndësishëm ka qenë edhe ai i portierit Adis Nurkoviç. Boshnjaku me pasaportë të Kosovës do të luajë në Bosnje-Hercegovinë me FK Sloga. Së fundmi është sistemuar edhe një lojtar tjetër i larguar nga Flamurtari. Bëhet fjalë për sulmuesin Igor Nedeljkovic. Serbi u afrua në janar, por nuk e bëri dot diferencën, çka bëri që edhe me përfundimin e sezonit të rishikohej kontrata. Palët diskutuan dhe e mbyllën marrëveshjen.

Sot Nedeljkovic është prezantuar te Rabotnicki, klub ku vjet Skënderbeu huazoi Sergion dhe Charles. Futbollisti 26-vjeçar njihet mirë në Maqedoni, pasi ka qenë për tre sezone pjesë e skuadrës së Sileks, madje ka arritur të shënojë 26 gola me ta në kampionat. Duro e solli atë te Flamurtari, por sulmuesi serb arriti të shënojë vetëm dy gola, duke ikur më pas pa lënë gjurmë. Kontrata e tij me Rabotnicki-n është për një sezon.

Related posts

PARALAJMËRON YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Vëllai i trajnerit të Holandës: Nëse gjërat nuk përmirësohen, do të humbasë…

Delo.autor

Motivi pse Morata po tërbon shokët te Chelsea

Q.Autor

KUPA E BOTËS/ Përballjet me Serbinë dhe Letoninë, Sylvinho publikon listën me 27 futbollistë! Rikthime dhe dy lojtarë nga Superliga

F.autor

Leave a Comment