Futboll Sport

Skënderbeu kursehet në miqësore, e zgjidh shpejt me Maliqin

Skënderbeu ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore dhe normalisht që në fund ka fituar, pasi përballë korçarët kishin modestët e Maliqit. Ndeshja përfundoi me rezultatin e pastër 2-0 dhe u vendos që në pjesën e parë, teksa fillimisht Dita me një goditje me kokë zhbllokoi takimin, kurse më pas Abazi me një të majtë potente dyfishoi shifrat, pasi topi i goditur prej tij me të majtën u ndal në rrjetë. Trajneri Orges Shehi ka pasur mundësinë të shohë skuadrën e tij, që në fakt nuk është e plotë.

Marko Radas dhe Kristi Vangjeli kanë mbërritur në Korçë, por nuk u aktivizuan. Të dy mbrojtësit u panë të stërviteshin të veçuar, pasi janë prapa me pjesën tjetër të grupit. Sa i takon ndeshjes, mund të kishte përfunduar me rezultat edhe më të thellë, por për aftësi të portierit mik , si dhe për mungesë të saktësisë së sulmuesve korçarë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pikërisht me shifrat 2-0 Skënderbeu mposhti Maliqin dhe tanimë do të mendohet të sigurohet edhe ndonjë tjetër ndeshje miqësore, pasi është e nevojshme para fillimit të sezonit të ri. Takimi i parë zyrtare për korçarët është më 12 gusht, teksa përballen me Laçin në finalen e Superkupës.

Related posts

Lajm i madh për Liverpoolin, rikthehet Mohamed Salah ndaj Cityt

Sadik.Autor

VIDEO/ Draxler risjell barazpeshën në Paris

Q.Autor

A do kaloni një natë me RONALDO? Ja si përgjigjet ERJONA Sulejmani (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment