Futboll Sport

Provokoi rusët me frazën “Lavdi Ukrainës”, FIFA merr vendimin e ASHPËR për Vida

FIFA i ka dhënë një paralajmërim mbrojtësit Domagoj Vida për sjelljen e tij pas ndeshjes me Rusinë, por mbrojtësi i Kroacisë është i lirë të luajë kundër Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Qendërmbrojtës kroat u hetua nga organi qeverisës i futbollit botëror mbi komentet që ai bëri në një video në mediat sociale pas fitores në çerekfinale të Kroacisë ndaj Rusisë.

Duke dalë së bashku me ish-lojtarin e Kroacisë, Ognjen Vukojeviç, me të cilin ka luajtur tek Dinamo Kiev, Vida shihet teksa thotë: “Lavdi Ukrainës”.

Fraza është përdorur nga nacionalistët ukrainas anti-rusë, me Vukojevic, i cili shton: “Kjo fitore është për Dynamon dhe Ukrainën”.

Kodi disiplinor i FIFA-s ndalon slogane politike të çdo formë dhe për këdo që provokon gjatë një ndeshjeje do ndëshkohet me dy ndeshje.

“Ne mund të konfirmojmë që komiteti disiplinor i FIFA-s ka dërguar një paralajmërim tek lojtari Domagoj Vida për shkak të deklaratës së tij në video pas ndeshjes së Kupës Botërore në 2018 ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë”,-thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Itali-Greqi. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

BËRI SHAKA ME HOLOKAUSTIN/ Pushohet nga puna drejtori i ceremonisë së Lojërave Olimpike “TOKIO 2020”

Delo.autor

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Inter takohet sërish me Realin, Man.City “peshkon” PSG! Bayern me Barcelonën

F.autor

Leave a Comment