Futboll Premier League Sport

Pse te Manchester City?Algjeriani Mahrez flet hapur para gazetarëve

Riyad Mahrez ka finalizuar transferimin e tij 75 mln euro te Manchester City, duke u bërë blerja e rekord e klubit disa javë përpara se të fillojë mbrojtja e titullit të Premier League. Pep Guardiola donte 27-vjeçarin që në janar por ishte gati të priste deri në verë pas refuzimit të Dhelprave.

Tani më në fund algjeriani është bërë Qytetar, dhe këto janë fjalët e tij të para si një lojtar i City-t: “Jam shumë i lumtur që i bashkohem City-t, një ekip që luan futboll të madh nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

“Ka qenë një kënaqësi duke i parë nga larg. Pep i pëlqen futbolli sulmues, që është i përsosur për mua, dhe paraqitjet e City-t sezonin e kaluar ishin të shkëlqyera. “Ata janë duke shkruar historinë e futbollit anglez, dhe unë dua të jem pjesë e saj.

“Mendoj se mund të vazhdojmë të jemi të suksesshëm dhe mendoj se edhe personalisht mund të përmirësohem nën drejtimin e Pep.”

Related posts

“JU JENI KOMBËTARJA JONË”! FSHF me supermesazh për 459 heronjtë kuqezi të momentit (VIDEO)

Delo.autor

“FJALËKRYQI” I TË ARDHMES SË KAMBERIT/ Për sulmuesin e Shqipërië mbërrijnë shumë “telefonata”

Delo.autor

Kolumbiani shënon një “golazo”, komentatori çmendet në transmetim Live

Q.Autor

Leave a Comment