Futboll Sport

Qëndrimi i Hysaj tek Napoli më mirë për Shqipërinë, ja arsyet

Qëndrimi i Elseid Hysajt te Napoli, duke mos u transferuar te Chelsea pas trajnerit Maurizio Sarri, mund të jetë një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare. Arsyen e zbulon menaxheri i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi.

“Me Sarrin, prioritet për Hysajn ishte faza mbrojtëse, ndërsa me Ancelottin mund të marrë përparësi faza sulmuese, duke kompletuar kështu rritjen e tij si futbollist.”

Hysaj është një pikë e fortë e kuqezinjve në prapavijë, por Panucci ka nevojë për elementë që janë tepër cilësore në të dyja fazat e lojës, ndaj, në këtë kontekts, dështimi i transferimit të 23-vjeçarit te blutë e Londrës ka anën pozitive të medaljes për Shqipërinë.

Vetë lojtari, sikurse zbulon menaxheri Giuffredi, ishte përgatitur për të ndjekur Sarrin, por dy klubet vendosën që të mos ndodhte kjo lëvizje.

Giuffredi preku edhe temën e rinovimit të kontratës, dukë lënë të kuptohet që klienti i tij meriton pagë më të lartë.

“Do të flasim edhe për këtë temë. Të shohim se cili do të jetë vullneti i palëve”. Tani priten zhvillime të reja në ditët në vijim.

Related posts

“PËR MOMENTIN…”/ Menaxheri i yllit të Premier League: Jemi të hapur për gjithçka

Delo.autor

PËRSËRI KOKË MË KOKË/ 2 yjet e futbollit në “LUFTË” për golashënuesin më të mirë të vitit

Isa.Autor

NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Trajneri Mema: Është takim historik mes 2 ekipeve të…

Delo.autor

Leave a Comment