Futboll La Liga Sport

REAGON Ronaldo: Nëse vlej 100 milionë euro, nuk më duan te Real Madridi…

Realiteti është se Cristiano Ronaldo nuk dëshironte të tërhiqej nga Real Madridi. Kjo ishte ëndrra e tij. “Luaj këtu deri në moshyën 41 vjeç”, – pati thënë ylli portugez, i cili ka vazhduar të bëjë përshtypje në “Valdebebas” për zellin e tij konkurruese, për shpirtin e punës, për qëndrimin e pathyeshëm. Ishte një referencë për të rinjtë, njeriu që nuk lejonte që dikush të binte në gjumë…

Sulmuesi luzitan ishte i lumtur te klubi i bardhë, ku figura e tij kishte arritur një dimension legjendar, ku kishte qenë në gjendje të fitonte Champions-in e tij të pestë. Por, në 1 janar 2018, i lodhur nga mungesa e taktit të presidentit Florentino Perez, i cili i kishte premtuar në qershor të vitit 2017 se do t’ia përmirësonte kontratën, u shpreh shumë i zhgënjyer.

Dhe ajo që fundosi gjithçka në këtë drejtim ishte pikërisht përpjekja e Real Madridit për ta bërë atë të lumtur, domethënë, gjestin e të qenit në gjendje ta lehtësonte largimin e tij në verë, nëse rrethanat e duhura përmbushen. Ishte koha në të cilën klubi i bardhë kishte bërë një lexim, që tani mund ta dënojë atë, për ta hequr qafe si mit. Vetë ylli portugez mendonte se hapja e derës me një dokument të nënshkruar nuk do të vinte pa asnjë qëndresë të klubit të bardhë. Kjo e ka mërzitur pa masë.

Performanca e CR7 në raundin e parë të La Liga-s mund të nënkuptojë këtë. Askush nuk u kujtua se çfarë kishte ndodhur në fushatën e mëparshme, në të cilën Ronaldo e filloi ngadalë dhe e përfundoi si një “reaktor” në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Klubi madrilen pranoi se Cristiano ka mundësi për t’i lënë në verën e vitit 2018, sepse askush nuk do të paguajë atë që kërkon në moshën 33-vjeçare”.

Dokumenti prej 100 milionë eurosh, që e lë të lirë të largohet, ekziston. Gabim i llogaritjes së Real Madridit? Përplasje, kur është fjala për të pasur një legjendë të lumtur? Menaxhimi i keq? A mund të ketë vetëm një person të rëndësishëm në klub? A mund të vijojë kjo bashkëjetesë me një lojtar të veçantë? A është koha vetëm për një shitje hipotetike? Fakti është se Cristiano Ronaldo është zgjuar nga ëndrra e tij e Real Madridit.

Related posts

DJALË APO VAJZË? Zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Taulant Xhaka dhe Arbnora (FOTO)

Delo.autor

Arsyeja pse Antonio Conte nuk do të jetë trajneri i Chelsea-t sezonin tjetër

Q.Autor

ËSHTË KTHYER NË TITULLAR TEK REALI/ Casemiro i habit të gjithë, zgjedh mesfushorin e së ardhmes

Delo.autor

Leave a Comment