Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Portieri i Atleticos i thotë “jo” Kosovës! Sllovenia merr 3 pikë të arta në Prishtinë

Pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen deçizive për endrrat europiane, Kosova bie edhe sot në Nations League, Liga C, përballë Sllovenisë 1-0 në sfidën e zhvilluar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, pas golit të Vuckic në një kundërsulm model nga miqtë në pjesën e parë (minuta e 23-të).

Kjo ishte ndeshja e tretë për djemtë e Challandes në Grupin 3 të Ligës C. Kosova ka grumbulluar vetëm një pikë në 3 ndeshjet e para, një barazim (ndaj Moldavisë) dhe dy humbje ndaj Greqisë dhe Sllovenisë.

Sakaq, Sllovenia shkon 7 pikë në grup pas fitores së sotme pasi ishte 4 pikë me fitoren ndaj Moldavisë dhe barazimit ndaj Greqisë.

Kombëtarja helene sot fitoi ndaj Moldavisë 2-0.

Pjesa e parë pa miqtë të rrezikshëm vetëm në pak raste ndërsa pas golit Zeneli bëri një gjuajtje të fuqishme, mirëpo, Oblak i tha “jo”.

Portieri i Atletico Madrid priti edhe goditjen e Leart Paqaradës, ndërsa më pas një tjetër rast të mirë e pati Bersant Celina, por sërish portieri slloven ishte i gatshëm! Pjesa e dytë më së shumti luhet në mesfushë, teksa Kosova duket pa ide në sulm.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Vendosen shtretër anti-s*ks për sportistët, organizatorët Olimpiadës e kanë seriozisht

Delo.autor

FITORJA NDAJ SHBA-ve/ trajneri Tite: Brazili duke u rikuperuar nga Botërori që dhembi

Isa.Autor

CHELSEA PA MERKATO/ Braziliani konfirmon rinovimin e kontratës, ja afati i qëndrimit

Delo.autor

Leave a Comment