Futboll La Liga Sport

Real Madridi duhet të nxitojë për Mbappe, ka një rival të fortë në garë

Kylian Mbappe është shndërruar në lojtarin më të përfolur të momentit. Pasi mbaroi “stuhia” Cristiano Ronaldo dhe portugezi tashmë është bashkuar me Juventusin, sulmuesi francez u identifikua, bashkë me Hazard dhe Neymar, si lojtari që mund të sillej në “Bernabeu” nga Florentino Perez, për të zëvendësuar yllin portugez.

Një ish-madrilen, Christian Karembeu, gjithashtu bashkëkombas me Mbappe, i ka këshilluar Perezit që të nxitojë për të marrë shërbimet e sulmuesit adoleshent. Në një intervistë për të përditëshmen sportive “AS”, Karembeu ka thënë: “Ai është një fenomen dhe Reali duhet të veprojë shpejt për ta marrë. Sepse nuk do të qendrojë gjatë në Paris”.

Në fakt duket sikur ish-mesfushoi di diçka më tepër. Sepse së fundmi, në mdeiet spanjolle, po qarkullon lajmi që për Mbappe mund të futet në garë edhe Manchester United. Edhe pse për transferimin e 19-vjeçarit janë përmendur shifra astronomike deri në 300 milionë Euro, klubi anglez është i gatshëm të bëjë një “çmenduri” për të rrëmbyer një prej lojtarëve më të mirë të momentit dhe një investim të sigurt për të ardhmen.

Edhe Barcelona ka bërë një lëvizje periferike për të mësuar diçka më shumë për numrin 10 të Francës, por nuk ka ndërmend të përfshihet në një betejë me Realin apo ndonjë skuadër tjetër pë shërbimet e tij.

E nëse në Paris do të vendosin përfundimisht të mbushin arkat duke shitur Mbappe, duket se do të jetë një “betejë dyshe” mes Perezit dhe Mourinhos. Portugezi mund të ketë një avantazh të vogël pasi është i gatshëm të përfshië në marrëveshje edhe Anthony Martial (i cili vlerësohet rreth 80 milionë paund), përveç shumës së konsiderueshme dhe klubi francez mund të jetë më i interesuar për një zgjidhje të tillë, pasi nuk do të duhet të hynte sërish në merkato për një zëvendësues.

Related posts

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Drejtori sportiv i Wolfsburg sulmon UEFA-n: Na dërgoi në zonë me rrezik të lartë

Delo.autor

TURNEU I BAMIRËSISË/ Cana mungoi te miqësorja e yjeve, ja arsyeja që e la jashtë

Delo.autor

“UNË KURRË NUK KAM QENË I PËRFSHIRË NË DISKUTIME PËR SUPER LEAGUE”/ Maldini: Isha në konfuzion, Milan gjithmonë ka…

Delo.autor

Leave a Comment