Futboll Sport

Reali, Barcelona apo…? Ja kush klub ka më shumë lojtarë në çerekfinalet e Botërorit (FOTO)

Kampionati Botëror “Rusi 2018” ka arritur tashmë në fazën çerekfinale, ku kanë mbetur 8 ekipe në garë për trofeun. Kampioni aktual i Premierligës, Manchester City, ka më shumë nga të gjithë klubet e tjerë lojtarë në çerekfinale.

Nga klubi i Cityt ishin grumbulluar nga kombëtaret e tyre 16 lojtarë që nga dita e parë e Kampionatit Botëror. Tashmë turneu ka hyrë në fazën e një të katërtën e finales, ku 11 lojtarë të Citizens ende janë të përfshirë në kërkimin të trofeut më 15 korrik në Moskë.

Vincent Kompany, Kevin De Bruyne (Belgjikë), Gabriel Jesus, Danilo , Fernandinho dhe Ederson (Brazil), Kyle Walker, John Stones, Raheem Sterling dhe Fabian Delph (Angli) së bashku me Benjamin Mendy të Francës janë ende në Kupën e Botës.

Lojtarët e tjerë të Cityt që kanë qenë në kampionat dhe tashmë janë eliminuar të Citizens përfshihen Nicolas Otamendi dhe Sergio Aguero (Argjentinë), Iklay Gundogan (Gjermani), Bernardo Silva (Portugali) së bashku me David Silva të Spanjës.

Related posts

CHAMPIONS/ Uzuni i pandalshëm, 2 asiste për të kualifikuar Ferencvaros. Tani sfidon Olajinkën

Delo.autor

FITUESI I “KËPUCËS SË ARTË” SHËNON NJË TJETËR ARRITJE/ Ylli Immobile synon të thyejë rekordin 77-vjeçar

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Napoli kërkon “të burgosë” HYSAJN me kontratën e re

Isa.Autor

Leave a Comment