Futboll Seria A Sport

Reali zbret nga qielli Juventusin: Klauzola e Ronaldos nuk ndryshon, mbetet 1 miliard euro…

Real Madrid nuk ka ende një ofertë zyrtare nga Juventusi për Cristiano Ronaldon. Por Florentino Perez e ka të qartë që ndryshe nga gjithë historitë e ngjashme që janë përsëritur thuajse çdo vit, këtë herë dëshira e Ronaldos për t’u larguar është reale.

Por ndryshe nga sa është thënë në ditët e fundit, në Madrid janë të vendosur të theksojnë se klauzola e portugezit mbetet 1 miliardë Euro dhe jo 100 milionë. Edhe pse, vetë lojtari dhe menaxheri i tij këmbëngulin se ekziston një dokument i firmosur nga të dy palët që e zbret shifrën në 10% të vlerës fillestare.

Sipas “Marca”-s, një prej dy gazetave madrilène, drejtuesit besojnë se Cristiano do të ndryshojë mendje dhe do të qendrojë për të punuar me Julen Lopeteguin, trajnerin e ri të skuadrës. Me pak fjalë, Perez shpreson të pajtohet me Ronaldon, edhe pse e ka ndjerë që lojtari këtë herë e ka seriozisht.

Megjithatë, në Madrid pritet të mbërrijnë Marotta dhe Paratici, dy drejtuesit e Juventusit, për të mbyllur marrëveshjen, por nëse përballen me klauzolën monstruoze që Reali pretendon se është ende në fuqi, atëherë më mirë të mos nisen fare nga Torino.

“Marca” raporton se drejtuesit madrilenë kanë ndërmend të ulen në tavolinën e bisedimeve, për të plotësuar edhe dëshirën e lojtarin, me të cilin kanë rënë dakord që më parë se nuk do ta pengojnë nëse dëshiron një largim, por gjithmonë duke këmbëngulur se klauzola është 1 miliardë Euro dhe jo 100 milionë.

Për më tepër, nëse Ronaldo vërtet dëshiron të largohet, duhet të shpjegojë publikisht arsyet. Një kërkesë kjo, që duket më tepër si një përpjekje për ta bërë portugezin përgjegësin e vetëm të prishjes së marrëdhënies mes palëve.

Related posts

MPOSHTET MILANI/ Humb në shtëpi përballë Fiorentinës

Isa.Autor

“EL CLASICO”/ Rakitic “SHTANG” mbrojtjen e madrilenëve, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona ka tetë super alternativa për një mbrojtës

Sadik.Autor

Leave a Comment