Futboll La Liga Sport

Reali Madridi “provokon” sërish Federatën e Futbollit Spanjoll

Real Madrid ka planifikuar që të bëjë prezantimin e të riut brazilian Vinicius Junior në të njëjtën ditë dhe orë kur Federata e Futbollit të Spanjës do të bëjë prezantimin e trajnerit të kombëtares Luis Enrique Martinez. Federata njoftoi pasditen e së premtes së të enjten e ardhshme në orën 13:00 do të bëjë prezantimin e trajnerit të tyre.

Pak më vonë, rreth orës 21:00, klubi Merengues në faqen e tij në internet njoftoi se në të njëjtën ditë dhe orë do të bëjë prezantimin e Vinicius. Real Madrid, pavarësisht faktit se faqja zyrtare ende nuk ka bërë konfirmimin e këtyre të dhënave, ka bërë që të ‘provokojë’ sërish Federatën e Futbollit të Spanjës.

Ky është një impuls brenda grupit të “Los Blancos” kundër organizmave të Federatës, me të cilët nuk mbajnë marrëdhënie të mira. Vendimi i Florentino Perez-it për të nënshkruar me Julen Lopetegui-n 48 orë para se Spanja të udhëtonte drejt Botëorit të Rusisë solli që Luis Rubiales të dilte menjëherë në konferencë për shtyp duke shkarkuar trajnerin. Kjo ishte dhe pika ku marrëdhëniet patën krisjen më të madhe dhe tashmë vijon që të përkeqësohet.

Related posts

A I LEJON ZOTI KËTO SKENA DHE A E LA TIRANA NDESHJEN? Ja si përgjigjet Emanuel Egbo

Delo.autor

BROKOLI, MISH PULE DHE…/ Zbulohet dieta sekrete e Cristiano Ronaldos

F.autor

“KAMPIONATI HOLANDEZ I PËRSHTATET MODULIT TIM”/ Flet mesfushori Mala: Ja në cilin rol e kam rendimentin më të mirë

Delo.autor

Leave a Comment