Futboll Sport

PO I MAHNIT TË GJITHË/ Kaka e quan Mbappen një dhuratë për tifozët

Rikardo Kaka mendon se Kylian Mbappe është një dhuratë për të gjithë tifozët e futbollit anembanë botës. Sulmuesi francez ka bërë një paraqitje shumë të mirë në botërorin e Rusisë, duke realizuar 3 gola e duke ndihmuar Francën që të arrijë në finale.

Ikona braziliane i shpreh se edhe se 19 vjeç, Mbappe duket një futbollist i pjekur, i aftë që të bëjë diferencën në takimet vendimtare. Sipas Kaka-së, ai është një bekim për tifozët.

“Mendoj se gjëja më e mirë që mund të themi për Mbappe-në është shpejtësia e tij dhe distanca që krijon në sprint. Natyrisht, ai që ai ka veti të tjera, si psh di ta kontrollojë mirë topin.

Dhe është vetëm 19 vjeç, por të jep përshtypjen sikur është 35 vjeç, mjaft i pjekur, kontrollon lojën dhe bën zgjedhje e duhura. Mendoj se ai ka të ardhme të madhe, ne jemi të bekuar që po e shohim një lojtar të tillë në këtë nivel”, deklaroi Kaka.

Related posts

CR7 NJË “PËRBINDËSH” NË SERIE A/ Ronaldo shpallet lojtari më i mirë për…

Delo.autor

JANUZAJ zëvendësues i Mahrezit/ Man United ndërhyn në planin e Leisterit

Isa.Autor

Rrëfehet Voltana Ademi: Vllaznia nuk bën “hajër” me Bashkinë, ja pse nuk po privatizohet

Sadik.Autor

Leave a Comment