Futboll Sport

Reali nuk kursehet për Icardin, ja oferta joshëse për Interin

Mauro Icardi është shndërruar në një objektiv primar për Realin e Madridit. Sulmuesi argjentinas shihet si lojtari ideal për skemat e trajnerit Lopetegu.

Icardi, që shënoi 29 gola në sezonin e fundit për Interin, nuk ka rinovuar ende me zikaltrit.
Bomberit i ka skaduar klauzola prej 110 milionë eurosh të vëna për të nga klubi dhe kur të gjithë presin rinovimin e kontratës së re, që do ta mbante atë tek Interi deri në 2022-shin me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon, Reali është gati ta rrëmbejë lojtarin.

Madrilenët pritet të bëjnë një ofertë prej 80 milionë eurosh plus kartonin e mesfushorit kroat Mateo Kovacic.

Ish-lojtari i Interit mund të rikthehet sërish në Milano nëse klubi pranon këtë marrëveshje. Nga palët nuk ka asgjë konkrete, por në ditët e ardhshme gjërat priten të bëhen serioze.

Related posts

“MARADONA ISHTE NJË FENOMEN”/ Ndihmësi i trajnerit Reja: Hysaj? Është një lojtar thelbësor në…

Delo.autor

ZBULOHET E VËRTETA/ Përgënjeshtrohet lajmi për transferimin e Schumacher në Majorka

Isa.Autor

DYBALA ËSHTË PËR “TOP TË ARTË”/ Sarri: Sivjet objektivi im kryesor është…

Delo.autor

Leave a Comment