Futboll Seria A Sport

INTER VENDOS ÇMIMIN E SHITJES PËR ICARDIN/ Ja dy propozimet për Juventusin

Për një kohë të gjatë, Mauro Icardi është i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi dhe duket se këtë verë transferimi pritet të realizohet.

Mauro Icardi u rikthye të luajë për Interin pas heqjes së shiritit të kapitenit, por argjentinasi nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri, Antonio Conte.

Conte ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe i ka dhënë dritën jeshile kryesisë së Interit për shitjen e Icardit.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, presidenti i Interit, Steven Zhang ka njoftuar Agnellin se për shërbimet e Icardit do të duhet të paguajë 70 milionë euro.

Gjithashtu raportohet se Zhang ka ofruar edhe mundësinë e shkëmbimit të Icardit me Dybalan.

Mbetet ta shohim reagimin e Juventusit për këtë propozim.

 

Related posts

ZYRTARE/ Nis aventurë të re, fantazisti Marin firmos me skuadrën e sulmuesit të Kombëtares…

Delo.autor

Hazard mohon largimin: Jam i lumtur te Chelsea, luaj ku ka nevojë trajneri

Sadik.Autor

Capello i “tërbuar” nga Japonia: Në atë moment do t’i kisha vënë duart në fyt Hondës

Isa.Autor

Leave a Comment