Futboll Premier League Sport

REVOLUCION NË ANGLI/ Do ketë KARTONA të VERDHË dhe të KUQ për TRAJNERËT

Kartonë të verdhë dhe të kuq do të përdoren nga trajnerët në katër nga pesë kategoritë kryesore të futbollit anglez duke përfshirë Carabao Cup, Trofeun EFL dhe Checkatrade Trophy, si pjesë e një revolucioni madhor për të ndryshuar sjelljen në stol.

Rregullorja e re, e cila do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si me lojtarët, do të përdoret në Championship dhe League One dhe Two, dhe do të ndëshkojë trajnerët e papërgjegjshëm.

Katër kartonë të verdhë do të pezullojnë për një ndeshje trajnerin.

Megjithëse Premier League nuk do të jetë pjesë e kësaj prove, edhe trajnerët e elitës mund ta provojnë këtë rregullore pasi mendohet se do të përdoret edhe në FA Cup.

Kartoni i verdhë do të merret nëse goditen shishet apo duartrokitjet ironike ndaj arbitrit. Dalja nga zona e trajnerit gjithashtu do të ndëshkohet.

Dy kartonë të verdhë do të thotë se trajneri do të largohet nga stoli me karton të kuq.

Related posts

FROSINONE – MILAN/ “Kuqezinjtë” synojnë të dalin nga kriza me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FORMULA 1/ Flet Max Verstappen: Me makinën Mercedes shpallen kampionë 60% e pilotëve…

Delo.autor

Heroi i Madridit quhet Navas, shikoni pritjet që çuan Realin në finale (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment