Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E JANARIT/ Vllaznia nis me blerjet, ja dy lojtarët që pritet të jenë pjesë e shkodranëve…

Mesfushori shqiptar, Emir Murati, i cili është pjesë e të rinjve të Milanit, mund të bëhet pjesë e Vllaznisë por për momentin palët nuk po bien dakord për kohëzgjatjen e huazimit.

Te Vllaznia janë të vendosur për të marrë mesfushorin për të paktën 1 vit, jo thjesht për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Aventura e fundit e Muratit ka qenë te Pro Sesto në Serinë C, por nuk ka gjetur hapësira dhe është rikthyer në klubin kuqezi. Mesfushori ka lindur në Itali, por ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë, teksa pritshmëritë për të janë të larta.

Ai luan në rolin e organizatorit, por drejtuesit e Vllaznisë kanë saktësuar se nuk u intereson një huazim vetëm 6-mujor. Ndërkohë, dje ka nisur stërvitjen me skuadrën shkodrane sulmuesi 28-vjeçar nga Guinea, Salim Cise. Ai duhet të bindë për një javë stërvitje trajnerin Tomas Brdariç, e më pas të firmosë një kontratë me Vllazninë. Me shumë gjasa qëndrimi i tij te Vllaznia do të varet edhe nga e ardhmja e Dungës. Gjithsesi, mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Mbrojtësi Hakaj në gjurmët e Çinarit. Gati transferimi në Turqi tek klubi…

Delo.autor

VDEKJA TRAGJIKE/ Kobe dhe Gianna Bryant varrosen në një ceremoni mortore sekrete

F.autor

DHUNOI LOJTARËT E TIJ PASI HUMBËN NDESHJEN/ Flet ish-trajneri i Laçit: A jam edukator unë? Ishte thjesht debat…

Delo.autor

Leave a Comment