Futboll Sport

Flamurtari akord me ish-mbrojtësin e Partizanit, pritet sot në Vlorë

Flamurtari akord me Blerim Kotobellin. Mbrojtësi ka rënë dakord për çdo detaj të kontratës, përfshi edhe anën financiare. Ndaj, mund të thuhet pa frikë se parimisht është mbyllur gjithçka. Të njëjta burime njoftojnë se lojtari do të vijë në Vlorë që sot, jo vetëm për të firmosur kontratën, por edhe për t’u prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e kuqezinjve. Nënshkrimi në këtë rast është vetëm një formalitet, derisa palët i kanë “kopsitur” gjithçka.

KARRIERA – Blerim Kotobelli sezonin e fundit e ka mbyllur te Partizani. Vitin e kaluar ai u prezantua si blerja e parë e të kuqve, ndërsa firmosi një kontratë sezonale dhe u prezantua nga vetë Luçiano Moxhi.

Me përfundimin e kontratës, Kotobelli vendosi kështu të largohej nga Partizani dhe ta vijojë tashmë karrierën te Flamurtari. 25- vjeçari e ka nisur rrugëtimin në futboll në sezonin 2012-2013 tek Olimpiku. Më tej, në sezonin 2013- 2014 ishte pjesë e ekipit të Tiranës. Për tri vite, nga 2014-ta deri në vitin 2017, lojtari i linjës së majtë u bë pjesë e Teutës së Durrësit, aty ku edhe u dallua për cilësitë e tij.

MERKATO – Mungesa e akordit me Gjergji Muzakën, Marko Radasin, Tefik Osmanin dhe Gledi Micin ka ndryshuar planet e merkatos për klubin.

Edhe pse aktualisht nuk kanë shumë lojtarë në dispozicion, drejtuesit janë duke punuar për të siguruar shërbimet e elementëve që do i shtonin cilësinë Flamurtarit. Në këto kushte, gazeta mëson se drejtuesit janë në bisedime me një sulmues afrikan. Burimet bëjnë me dije se lojtari është pjesë e një kombëtareje në Afrikë dhe është një futbollist cilësor dhe që bën diferencën në kampionatin tonë. Për shkak se asgjë nuk është mbyllur me këtë lojtar dhe vijojnë bisedimet, burimet pranë klubit nuk japin shumë detaje, ndërsa shpresojnë që “operacioni” të mbyllet me sukses.

Related posts

Topi i Artë, Messi dhe tre goditjet për Realin/ 7 frazat e Ronaldos që nuk duhen HUMBUR

Sadik.Autor

LIVE/ Napoli-Arsenal, starton sfida në “San Paulo”

Delo.autor

YJET LARGOHEN NGA ANGLIA/ Bayern përgatit “vjedhjen” e radhës tek…

Delo.autor

Leave a Comment