Futboll Sport

Roberto Martinez: “Kjo gjeneratë e Belgjikës meriton suksesin”

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i lumtur për biletën e prerë për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi mundi në çerekfinale favoritin kryesor për fitimin e trofeut, Brazilin, me rezultatin 2-1, ka vlerësuar punën e futbollistëve, komponentë të një gjenerate madhështore. Trajneri spanjoll, më i riu në këtë Kupë Bote dhe pa asnjë eksperiencë të mëparshme në këtë nivel, deklaroi se ekipi i tij kaloi një ekip si Brazili, shumë special, sidomos në një skenar si ky.

“Ne kemi një gjeneratë që meriton një sukses si ky, ne fituam për shkak të vullnetit të futbollistëve, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, për përballjen në gjysmëfinale”, deklaroi trajneri i Belgjikës për “FIFA TV”. Ai insistoi gjithashtu për vlerat në fitoren ndaj Brazilit: “Ishte një punë e vështirë, Brazili është një ekip i madh, sidomos në Kupën e Botës, por djemtë kanë bërë një punë madhështore dhe i dhanë kënaqësi të gjithë Belgjikës. Lojtarët u treguan trima, ata pranuan ndryshimet taktike dhe ditën se si të përballen me situatat dhe variantet e nevojshme për të fituar ndaj Brazil”, përfundoi trajneri Roberto Martinez.

Related posts

NGA PRITJA SPEKTAKOLARE TEK SULMUESI QË I DRUHET MË SHUMË/ Donnarumma: Ju tregoj planin “Kuqezi”

Delo.autor

KËRKON RINOVIMIN ME “PLESHTIN” DHE ZBULON TË ARDHMEN/ Bartomeu: Ai vazhdon të përmirësohet, kur të…

Delo.autor

Bibla, arrestimi, WWW dhe… 10 gjëra që s’dini për Mourinho

Q.Autor

Leave a Comment