Futboll Seria A Sport

Ronaldo-Juventus/ Zbuloni shtatë sfidat e portugezit me fanellën “bardhezi”

A mund të ngopet ndonjëherë një kanibal? A mund të ketë një oreks të vazhdueshëm për rekorde? Në fund të fundit, kjo është natyra e Cristiano Ronaldo: i përdor objektivat si dru për zjarrin. Djeg njërin, më pas djeg një tjetër. Jeta e re torineze e vë atë para sfidave të reja, disa objektivave të rinj. Të tjerë vijnë nga larg dhe Juventus mund të jetë trampolina për t’i arritur. Janë shtatë mrekullitë që numri 7 i bardhezinjve do të kërkojë të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur.

1) Golashënuesi i Serisë A — Massimiliano Allegri do që ai të jetë në qendër të sistemit të tij dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Trajneri bardhezi do të krijojë ekosistemin më të mirë të mundshëm në mënyrë që Ronaldo të bëjë atë që ka bërë gjithmonë: të shënojë, shënojë pa pushim. Kështu, objektivi i parë është ai që të jetë golashënuesi më i mirë i bardhezinjve në një sezon të vetëm. Do t’i duhen 32 gola, sepse rekordmeni i shtëpisë bardhezi është ndalur në 31 një jetë më parë: Felice Borel në 1933-34. Në sezonin e tij më të keq në La Liga, ai ka shënuar 25 gola.

2) Golashënues në Champions – Champions League është shtëpia e tij dhe Juventus shpreson që ai të bëhet golashënuesi më i mirë i bardhezinjve në një edicion të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Rekordi mbahet nga Del Piero me 10 realizime, por Cristiano nuk shënon më pak se 10 në Champions prej shtatë sezonesh.

3) Më mirë se Pipita — “Pipita” do të jetë i detyruar t’i lërë vendin portugezit, që do të kërkojë t’i thyejë rekordin e numrit më të madh të golave të shënuar në Serinë A: 36.

4) Si në Premier dhe në La Liga — Dakord, në këto vite dominimit total në Itali, Juventus ka fituar gjithmonë si skuadër. Por është e çuditshme që “Zonja” nuk ka patur asnjëherë në ekipin e saj golashënuesin më të mirë të kampionatit. Një “problem” ky që Cristiano do të kërkojë ta zgjidhë menjëherë. Edhe për të konfirmuar në Itali zakonet e vjetra: ka qenë golashënuesi më i mirë në Premier (2007-08) dhe në La Liga (2010-11 dhe nga 2013-a në 2-15-ën).

5) Këpuca e Artë e 5 – Në betejën e përjetshme me Leo Messi-n, ekziston një kategori në të cilën Cristiano është akoma mbrapa. Është një Këpucë e Artë larg argjentinasit, që ka fituar të pestën sezonin e kaluar. Kështu, misioni i parë i CR7 në sezonin e tij të parë bardhezi është të barazojë 5-5.

6) Topi i Artë numër 6 – Për sa i takon Topit të Artë, Lufta e Botëve është në barazi dhe finalja e Botërorit mund të ndikojë në përcaktimin e fituesit të ardhshëm: Cristiano kërcënohet nga ish-shoku i skuadrës, Modric, por është akoma në garë. Muajt e parë me bardhezinjtë mund ta ndihmojnë për të siguruar të gjashtin.

7) Gento dhe Championsi – Një me “Djajtë”, katër me “Los Blancos”, tani i mungon një Champions bardhezi, fiksimi i një populli dhe një klubi. Më shumë se mrekullitë e tjera, kjo është ajo që Juventus do nga Cristiano. Një tjetër triumf do ta zgjaste jetën e legjendës: vetëm Paco Gento, president nderi i Real, ka fituar 6 të tilla.

Related posts

Brazili tifo për Islandën: Birrë falas për vikingët nëse mundin Argjentinën

Sadik.Autor

Lazio e Strakoshës në çerekfinale të Europa League, këto skuadra janë kualifikuar

Q.Autor

“PO NA ECËN GJITHÇKA KEQ”/ Cutrone komenton momentin negativ të Milanit

Delo.autor

Leave a Comment