Futboll Seria A Sport

RRËFEHET GATTUSO/ Nga Bonucci tek Mourinho, Leonardo e Mirabelli…

Leonardo Bonucci, ndryshimi i pronarëve të klubit dhe ndeshja e parë për “International Champions Cup 2018” kundër Manchester United të drejtuar nga Jose Mourinho. Gennaro Gattuso ka folur në natën italiane të Los Anxhelos, atje nga ky kuqezinjtë do të nisin turneun amerikan…

Tema kryesore në shtëpinë e Milan është mbi të gjitha e ardhmja e kapitenit Bonucci, për të cilin është përfolur edhe për një rikthim të mundshëm te Juventus. “Unë kam biseduar me të. Leo ka pasur një shkëmbim idesh me mua, por unë nuk jam klubi, – tha Gattuso. – Duhet të flasë me drejtuesit. Për sa kohë të veshë fanellën e Milan, dua të shoh Bonucci të këtyre 15 ditëve të para. Një profesionist i vërtetë që udhëheq shokët. Kur një futbollist shpreh në dëshirë, një trajner dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit duhet të bëjnë të pamundurën për ta bindur të qëndrojë. Nëse futbollisti kërkon largimin, atëherë është një temë që duhet marrë në konsideratë.”

Deri tani ka qenë një verë e turbullt për kuqezinjtë, mbi të gjitha në aspektin e klubit. “Nuk kam pasur ende asnjë kontakt me pronarët e rinj, por vetëm me Leonardo. Duhet vlerësuar ky grup lojtarësh që po punon fort prej dy javësh. Unë jam maksimumin tim si punonjës i AC Milan, me të cilin kam një kontratë. A jemi të shqetësuar? Gjetja e justifikimeve nuk të shpie askund. Nëse do të ketë një linjë të re për të ndjekur do ta bëjmë për të mirën e Milan. Në këto çaste nuk dua të falënderoj vetëm futbollistët, por të gjithë planetin Milan.”

Gattuso ka folur edhe për marrëdhënien me drejtorin sportiv Mirabelli: “Nëse jam sot trajner i Milan është se Massimiliano ma dha këtë mundësi. Nëse jam ky që jam nga ana profesionale është se Fassone dhe Mirabelli ma dhanë mundësinë të tregoja veten. Më vjen shumë keq për largimin e tyre dhe jam i trishtuar, por jam profesionit dhe shoh përpara. Nuk është korrekte që të flas unë në emër të tij, sepse nuk më duhet të bind askënd.”

Gattuso karikon edhe futbollistët e tij në prag të ndeshjes “International Champions Cup 2018” kundër Manchester United dhe kundër Mourinho: “Duket sikur kanë kaluar 50 vjet nga hera e fundit që unë luajta kundër United. Sot e shoh futbollin me një tjetër vizion, si futbollist ishte më e lehtë. Bëj një punë shumë ndryshe, më të vështirë. Disa kujtime i kam humbur, por një futbollist adhuron të luajë kundër United. Duhet të bëjmë të pamundurën që të mos turpërohemi, por të lëmë një përshtypje të mirë në SHBA.”

Related posts

PËSOI 9 GOLA ME KOMBËTAREN/ Habit portieri i San Marinos, ja çfarë i bëjnë tifozët

Delo.autor

Mourinho ka besim tek Interi i Contes: Brenda dy sezoneve do fitojë Championsin

Delo.autor

HUMBJA NDAJ PORTOS NË CHAMPIONS/ Juventus ndihet i vjedhur, Ronaldos iu mohua penallti në minutën 94 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment