Futboll Kategoria Superiore Sport

“NJË AKT TERRORIST I MBETUR NË TENTATIVË”/ Reagimi i ashpër i Partizanit: Tirana vijon të dështojë, u rrezikua..

Klubi i Partizanit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka reaguar ashpër në lidhje me incidentin e ndodhur para filimit, të ndeshjes si dhe me banderolën skandaloze të shpalosur nga tifozët bardheblu. Sipas drejtuesve të kuq, Tirana dështoi në organizimin e ndeshjes, teksa Partizani akuzon për një akt terrorist të mbetur në tentativë.

Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit është konsideruar si një vepër e mirëmenduar kriminale që mund të shënonte një tragjedi.

REAGIM

Klubi i Futbollit Partizani denoncon fuqimisht aktet e ndodhura në takimin Tirana – Partizani, i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimit të një aktiviteti sportiv.

Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”. Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të skuadrës sonë.

Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent.

pARTIZANI

Related posts

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Napoli rikthehet tek fitorja, Balotelli shënon golin e parë

Delo.autor

RERAGIM I FORTË/ Fushata në Turqi: Të gjithë si Ozil, thoni jo racizmit

Isa.Autor

2 MILIONË FANSA NË RRUGË DHE PANIK/ Të shtëna me armë në paradën e Toronto

Delo.autor

Leave a Comment