Futboll Sport

Rroca drejt transferimit, një sulmues nga Sampdoria për Kukësin

Eduart Rroca mund të largohet nga Luftëtari. Për numrin 10 të bluzinjve ka një ofertë konkrete nga Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë kanë arritur ta bindin lojtarin, por duhet gjetur marrëveshja me presidentin Grigor Tavo. Sipas “SportEkspres.com” marrëveshja është shumë pranë. Te Luftëtari i kanë ulur pretendimet, teksa fillimisht kërkonin 150 mijë euro për kartonin e Rrocës, por më pas kërkuan vetëm 100 mijë euro. Gjithsesi sërish në Tetovë e konsiderojnë të lartë kërkesën e gjirokastritëve. Momentalisht po diskutohet për ta ulur shumën dhe Luftëtari të mbajë përqindje të kartonit, në mënyrë që në rast se transferohet jashtë vendit, të përfitojnë financiarisht sërish. Me shumë mundësi Erjon Vucaj do të qëndrojë me gjirokastritët edhe sezonin e ardhshëm, ndaj edhe shitja e Rrocës nuk do të ndihej.

SULMUES PËR KUKËSIN – Është thënë se është arritur akordi me Reginaldo-n, por lojtari nga Mozambiku ka kontratë me Laçin edhe për ndeshjet e Europës, edhe pse nuk u është bashkuar bardhezinjve. Në këto kushte te Kukësi nuk e afronin dot, por po punojnë që të afrojnë për sezonin e ri një sulmues kalibri. Raportohet se zgjidhja do të vijë nga Italia dhe lojtari është në pronësi të Sampdoria-s. Verilindorët nuk zbulojnë asnjë të dhënë rreth tij për shkak të tratativave që po zhvillojnë, por pretendohet se bëhet fjalë për një lojtar që do të jetë në lartësinë e Caleb Ekuban, ish-sulmuesit të Partizanit. Në ditët në vijim pritet të mësohen zhvillimet e reja dhe Pacult e pret me ngulm një lojtar që të mbajë peshën në vijën e parë të sulmit. Këtë verë janë afruar Plaku dhe Harba, por në ndeshjen e parë kundër Valletta-s gjithçka u mbyll në barazim pa gola.

Related posts

“LUFTË” SHEIKËSH/ PSG ëndërron sulmin e titanëve dhe sfidon Manchester Cityn për “Jashtëtokësorin”!

Delo.autor

LARGIMI I ZE MARIAS/ Superliga me “prodhim” vendi, trajnerët janë të gjithë shqiptarë

Isa.Autor

ANGLI FËMIJËSH/ Southgate befason me emrat e grumbulluar, në listë edhe një…

Isa.Autor

Leave a Comment