Futboll Sport

RRUGA DREJT SUKSESIT/ Ylli Mbappe, Pogba dhe… 5 fytyrat e triumfit të Francës

Kupën e ka marrë me vete Varane, jashtë stadiumit: është zëvendës-kapiteni, por ndoshta Lloris ka paguar për atë gabim të bërë në rastin e golit të Mandzukic. E ka mbajtur në krahë si të ishte një fëmijë, e ka mbrojtur nga shokët e papërmbajtshëm të skuadrës që kalojnë mbrapa tij me altoparlant, të udhëhequr nga Umtiti. Franca është kampione e botës dhe suksesi ka fytyra të ndryshme.

MBAPPÉ — E para, ajo më mediatike, është ajo e më të voglit. Kylian Mbappe ka kapur Pele në një tjetër statistikë (gol në finale nga një adoleshent), ka lënë mbrapa, ka shumë mundësi përfundimisht, Messi-n dhe Ronaldo-n për Botërorët e fituar dhe e ka komentuar suksesin me fraza kërcënuese: “Nuk dua të jem një kalimtar në futboll. Kjo fitore është një mesazh”. Ndjesia është se ai sapo ka filluar.

GRIEZMANN — Nëse “i vogli” ka vjedhur vëmendjen e kamerave, në fushë ndihet gjithmonë ndikimi i Griezmann. Transformimi i penalltisë ka qenë gjëja më e lehtë për të, aq sa kishte menduar ta godiste me stilin ‘Panenka’ (e ka zbuluar pas finales). Por, mbi të gjitha, nga këmbët e tij kanë ardhur goditje dënimi dhe këndi vendimtare: njëra për kokën e Varane në çerekfinale, për kokën e Umtiti në gjysmëfinale, për atë të Mandzukic në finale. Më shumë se vendimtar.

POGBA — Por ka qenë edhe Botërori i Pogba: ka shkuar në Rusi duke marrë me vete disa dyshime pas një sezoni zhgënjyes për standardet e tij. Dyshime që janë fshirë në Botëror. Ka dominuar mesfushën që në ndeshjet e para, ka provokuar autogolin kundër Australisë dhe, me kalimin e kohës, ka gjetur lëvizjet që e kanë bërë një nga lojtarët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Në finale ka qenë një yll i vërtetë: hapje loje të mrekullueshme, gjithë kohën në lëvizje, golin e realizuar pas një aksioni të nisur nga vetë ai. Më pas, një lider i festuar nga grupi.

VARANE — Finalja e njëmbëdhjetë e luajtur, finalja e njëmbëdhjetë e fituar. Dhe kjo ishte më e rëndësishmja: Varane është një makineri titujsh, përveçse ndërhyrjesh shpëtimtare në mbrojtje. Lider i një mbrojtjeje që është pika më e fortë e skuadrës: nga aty fillon gjithçka, në pritje të shpërthimit të sulmuesve. Ose edhe të një episodi, ndoshta me atë për protagonist.

DESCHAMPS — Por ylli i dytë në fanellën e “Bleus” mban firmën e Didier Deschamps, njeriu që bashkon dy brezat fitues, njëzet vite më pas. Loja e skuadrave të tij nuk do të jetë kurrë mahnitëse, por ka arritur të marrë kupën me gjashtë fitore dhe një barazim, duke eliminuar Argjentinën, Uruguain dhe Belgjikën, dhe duke realizuar katër gola në finale. Didi ka diçka të veçantë dhe do të mbetet gjithmonë i tillë në historinë “Bleu”.

Related posts

NIS AVENTURË TË RE NË ANGLI/ Wayne Rooney arrin marrëveshjen me klubin e ri…

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ PSG merr goditjen e madhe, vjen lajmi i hidhur për Neymar

Delo.autor

Argjentinasi i Interit: Nuk kemi asgjë në dorë, Icardi t’i zgjidhë vetë problemet

Delo.autor

Leave a Comment