Futboll La Liga Sport

Salgado: “Ronaldo nuk mund të zëvendësohet nga Neymar dhe Hazard”

Cristiano Ronaldo është i pazëvendësueshëm për Real Madrid dhe klubi duhet të ndërtojë një ekip të ri pa të, sipas ish-mbrojtësit Michel Salgado. Ronaldo, golashënuesi më i mirë i historisë së Real, ka kaluar tek Juventus për 100 mln euro.

Ka disa emra që përfliten për të qenë pasardhësit e portugezit, por Salgado mendon se duhet ta shmangë tundimin për të blerë një superyll për të zëvendësuar Ronaldo-n.

“Ronaldo është i pazëvendësueshëm. Është një gabim ta zëvendësosh pasi nuk mund ta zëvendësosh individualisht,” shprehet Salgado për gazetarët.

“Duhet të ndërtosh një ekip që punon dhe golat që shënonte ai, ekipi do t’i shënojë në një mënyrë tjetër.

“Hazard ka kaluar një Kupë Bote të madhe, Neymar është një lojtar që bën diferencën, dhe jam i sigurt se Bernabeu do ta pëlqente. Të gjithë mund të jenë tepër të rëndësishëm.”

Related posts

MANCHESTER UNITED NUK E LËSHON NË VERË/ Ja mega ofertë për “Gardianin” De Gea

Delo.autor

Tragjedia në Itali, futbollisti vret të dashurën dhe më pas veten

Sadik.Autor

Nënvlerësim total, më i miri i Superiores nuk vlen asnjë grosh

Sadik.Autor

Leave a Comment