Futboll Sport

SËRISHT “Provokacija”/ Shaqiri dhe Kadare na përshëndesin me “shqiponjë” (FOTO)

“Shqiponja” e bërë me duar, nuk mund t’u shqitet shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, të çfarëdolloj profesioni i statusi shoqëror qofshin. Dhe kjo ka të bëjë me krenarinë e përkatësisë si komb, me asnjë provokim, apo më keq, shkelje të ndonjë rregulli ndërkombëtar, siç u mundua FIFA ta klasifikojë me gjobë këtë veprim të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në Botërorin e Rusisë, duke festuar golat e tyre ndaj Serbisë.

Kësaj radhe “provokacja” vjen nga SHBA, nga dy personalitete shqiptare në fushën e tyre: Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, dhe Xherdan Shaqiri, ylli i kombëtares helvete dhe lojtar i Liverpool, tashmë. Të dy janë takuar gjatë një ceremonie në Nju Jork, duke pasur si “emërues të përbashkët” fotografin e shquar shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha.

Ambasadorja në fjalë është vajza e shkrimtarit shqiptar, me famë botërore, Ismail Kadare. Ajo ka publikuar fotot me “shqiponjë”, duke ënë edhe këtë status në Facebook-un e saj: “E kënaqur që takova në NY Xherdan Shaqirin, futbollistin e mirënjohur të Zvicrës, që shënoi gjatë Kupës së Botës kundër Serbisë. Ai është krenar për të qenit shqiptar dhe ne e festuam duke e bërë së bashku këtë gjest, tashmë të famshëm, që pasqyron flamurin e shqiponjës dykrenare. Shumë falenderime për Fadil Berishën për pritjen!”

Në një foto tjetër, Kadare lë statusin: “Një treshe e artit shqiptar, diplomacisë dhe sporteve. Çfarë tjetër?”

Related posts

MERKATO/ Barcelona kryeson garën për “yllin” e Atletico Madridit

Q.Autor

NGA DOSSENA TEK CHRISTIAN PANUCCI/ Pas Shqipërisë, ja trajnerët e huaj që mbetën pa… skuadër

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Gerrard “tremb” Grezdën, Rangers përgatit 2 goditje

Delo.autor

Leave a Comment