Futboll Sport

Çështja Ozil/ Vjen kundërpërgjigja e Federatës Gjermane të Futbollit

Federata Gjermane e Futbollit ka refuzuar akuzat e racizmit të Mesut Ozil por ka pranuar se mund të kishte bërë më shumë për të mbrojtur lojtarin nga abuzimi publik.

Kjo vjen pasi lojtari i Arsenal lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja gjermane, duke cituar se ka racizëm dhe mungesë respekti brenda futbollit gjerman.

Ai thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese dhe është fajësuar për paraqitjen e dobët të Gjermanisë në Kupën e Botës.

DFB thotë se i vjen keq për largimin e Mesut Ozil nga kombëtarja gjermane.

29-vjeçari është kritikuar pasi është fotografuar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Londër majin e kaluar.

Related posts

DERBI MADONINËS/ Heroi i “Zikaltërve” godet shtyllën tre metra larg porte, Milanit i anulojnë një gol (VIDEO)

Delo.autor

18+2 MILIONË EURO/ Ja kur do të prezantohet “Bomberi” Muriqi tek Lazio

Delo.autor

Merr fund epoka Yonghong Li, Milan e nis sezonin pa president dhe pa pronar

Isa.Autor

Leave a Comment