Futboll Seria A Sport

SHITJA E FANELAVE/ Ja si Juventus mund të mbulojë shpenzimin e bërë për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juventus tashmë. Bardhezinjtë, mes 117 milionë eurove të paguara për kartonin e tij dhe 30 milionë eurove (60 bashkë me taksa) në sezon për lojtarin për katër vite, do të shpenzojë rreth 391 milionë euro në total.

Një shumë kjo që kampionët e Italisë në fuqi mund të rikuperojnë nëse shesin 2.600.000 fanella të yllit portugez. Për të mbajtur një ritëm të tillë në katër vitet e ardhshme, Juventus duhet të shesë 652.000 fanella në vit, më shumë se 54.000 në muaj, mbi 12.500 në javë , 1.784 në ditë, 74 në orë, 1 çdo 48 sekonda.

Nëse ritmi i çmendur i shitjeve, që është verifikuar në këto ditë, do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme, klubi bardhezi mund ta mbulojë shpenzimin e bërë për operacionin e shekullit vetëm me fanellat e Cristiano Ronaldo.

Related posts

LIVE/ Ronaldo kundër Murinjos, në Manchester premtohet vetëm… spektakël

Isa.Autor

NUK DO TA BESONI/ INTERIN e ka themeluar një SHQIPTAR NGA ÇAMËRIA

Isa.Autor

Rekordi që Ronaldo nuk do të jetë në gjendje t’ia rrëmbejë kurrë Messit

Sadik.Autor

Leave a Comment