Futboll Sport

Infantino analizon turneun: Ja pse Botërori i Rusisë është më i miri ndonjëherë

Gianni Infantino, president i FIFA-s, dha një konference shtypi në stadiumin Luzhniki, me të cilën ai i dha fund turneut: “Unë kam thënë për disa vite se ky do të ishte Botërori më i mirë në histori dhe mund ta konfirmoj në këtë kohë. Kjo Kupë Bote në Rusi ka qenë më e mira ndonjëherë. Kur kam ardhur në post, kam kërkuar që FIFA të kthejë futbollin e besueshëm dhe të drejtë. Ne e kemi arritur këtë. Kjo Kupë Bote do të shënojë edhe vetë Rusinë. Që tani e tutje, Rusia është një vend shumë futbolldashës”.

Infantino, gjithashtu, lavdëroi vendin pritës dhe infrastrukturën e tij: “Kontributi tjetër i Kupës së Botës është se ka ndryshuar mentalitetin botëror ndaj Rusisë. Është treguar tashmë se Rusia mbushet me njerëz të mirë, me shumë histori. Rusia nuk është ashtu si media e kishte paraqitur. Të gjithë njerëzit që kanë udhëtuar në Rusi kanë qenë në gjendje ta gëzojnë veten këtu. Të gjitha paragjykimet që kishin ndaj këtij vendi janë zhdukur”.

Presidenti i FIFA-s vlerësoi zgjerimin e Botërorit në 48 ekipe finaliste, e cila është për t’u parë kur do të hyjë në fuqi, në vitin 2022, apo 2026. “Eshtë vendosur që Botërori të zgjerohet në 48 ekipe finaliste, pas një analize shumë të plotë. Numri i federatave është rritur dhe cilësia e përgjithshme e futbollit është më e madhe. Për këtë, Kupa Botërore e këtij viti la jashtë Kamerunin, Kilin, SHBA, Turqinë…, por edhe kombëtare të tjera historike si Italia dhe Holanda.

Kush e kishte menduar se Kroacia do të arrinte në finale të kësaj Kupe Bote?! Sidoqoftë, ende nuk është vendosur nëse Botërori me 48 ekipe do të materializohet në Katar, apo katër vite më vonë. Ne do të duhet të flasim me Katarin. Si FIFA jemi gati ta bëjmë realitet këtë gjë, në të vërtetë. Tani për tani, gjithçka është e mundur. Por ne do ta analizojmë situatën dhe gjithçka në muajt e ardhshëm”.

Një nga imazhet e “Rusia 2018” ka qenë simulimi i Neymar. “Është e vështirë për mua që të jem kritik ndaj Neymar. Ai sigurisht që do të na tregojë gjëra më të mira në të ardhmen, në mënyrë që të mos flasim aq shumë për këtë.”

Eliminimi i hershëm i Argjentinës dhe roli i Messit ishte pjesë e fjalës së Infantino: “Ne të gjithë kishim pritshmëri të larta daj Argjentinës dhe kjo është normale. Messi dihet se kush është, pasi na ka bërë të ëndërrojmë që prej 10 vitesh. Ndoshta, nëse Argjentina do të fitonte kundër Francës, do të kishte ecur pak më shumë në këtë Botëror, ndoshta edhe Messi do të kishte shkëlqyer”.

Infantino, më në fund, dha disa informacione rreth asaj se si kishte qenë ky Kampionat Botëror: “Ka pasur vetëm një ndeshje me barazimin pa gola, 98% pjesëmarrje, më shumë se 1 milion vizitorë të huaj, më shumë se 1000 milionë audiencë në televizion, finalja do të jetë 7 herë më shumë e ndjekur se finalja e “Superbowl”, VAR ishte një sukses, kontrollet e dopingut nuk kanë konstatuar ndonjë rast pozitiv… “

Related posts

Brazili jo i plotë përballë Meksikës, pret sekondat e fundit për yllin Realit

Sadik.Autor

10 bomberat më të saktë para porte në Evropë

Sadik.Autor

CR7 URREN TË DALË I DYTI/ Shikoni çfarë bën Ronaldo pas disfatës ndaj Lazios (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment