Champions League Futboll Sport

Shkëndija përgatitet për Sheriff Tiraspolin, kuqezinjtë gati për të shkruar historinë 

Shkëndija do të luajë sot në orën 19:00 ndeshjen e kthimit të turit të dytë në Champions League ndaj Sheriff Tiraspolit. Nisur nga rezultati i takimit të parë 1-0 në favor të kuqezinjve, shpresat janë të mëdha që Shkëndija të kalojë në turin tjetër të këtij kompeticioni.

Sot, ata do të luajnë jo vetëm për të shkruajtur historinë por edhe për të fituar shumën e majme që ofron UEFA në rast fitoreje apo ecurisë së mëtejshme në Champions.

Të gjithë besojnë se Shkëndija do t’ia dalë edhe pse e luan ndeshjen në fushën e miqve. Kjo gjë nuk i bezdis këta të fundit pasi shkojnë si fitues dhe si të tillë duan të largohen nga fusha e blertë pas përfundmit të 90 minutave të takimit.

Related posts

Barcelona fillon merkaton, gati zyrtarizmi me “yllin” brazilian

Sadik.Autor

Iniesta: Botërori i 2026 të zhvillohet në Marok!

Sadik.Autor

NDALET ME BARAZIM NGA FIORENTINA/ “Zonja e Vjetër” bën hapin e parë fals në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment