Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Merr fund “telenovela” e serbit të Lazios, mesfushori kryen vizitat mjekësore

Është përfolur shumë për të ardhmen e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. Për 23-vjeçarin pati oferta nga shumë klube të mëdha europiane por në fund ai ka vendosur t’i qëndrojë besnik Lazios.

Pak minuta më parë, vetë klubi italian ka konfirmuar se serbi ka zhvilluar testet mjekësore, duke konfirmuar në këtë mënyrë qëndrimin në Itali dhe mbyllur një herë e mirë gjithçka u fol ditët e fundit.

Kujtojmë që për mesfushorin pati oferta nga Barcelona, Chelsea dhe Juventusi, klube të cilat ishin të gatshme të paguanin deri në 100 milionë euro për të përfituar shërbimet e tij, por që në fund nuk ia kanë arritur.

Related posts

ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, sulmuesi Berisha arrin akordin me gjigantët turk…

Delo.autor

E RËNDË/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet i vdekur në parking, dyshohet se ka vrarë veten

Delo.autor

Agolli kthehet te Tirana? Jep përgjigjen vetë lojtari i kombëtares

Sadik.Autor

Leave a Comment