Futboll La Liga Sport

Simeone “thumbon” ekipet “milionere”: Ne nuk shpenzojmë por jemi gjithmonë konkurues…

Diego Simeone ka theksuar se Atletico Madrid nuk mund të bëjë oferta të çmendura si skuadrat e tjera të mëdha të Europës. “Ne nuk kemi mundësitë e klubeve të mëdha, që mund të shpenzojnë 150-200 milionë euro për një lojtar”, ka thënë argjentinasi.

“Ne jemi të detyruar të bëjmë shpike, duke patur parasysh se çfarë na duhet për të përmirësuar skuadrën dhe kujt duhet t’i besojmë mes lojtarëve që kemi në ekip. Kjo do të thotë se nuk mund të bëjmë gabime kur bëjmë një blerje. Duhet të punojmë shumë pa gabuar”.

Më pas, gjatë intervistës së dhënë për “The Coaches Voice”, Simeone ka zbuluar kur i ka lindur ideja për t’u bërë trajner. “Isha 27-28 vjeç kur vendosa se do të bëhesha trajner”, ka zbuluar ai. “Mbaj mend se po kthehesha në shtëpi pas një stërvitjeje, në atë kohë luaja te Lazio, dhe kam bërë sikur drejtoja një seancë stërvitore. I thashë vetes: ‘Pse jo’”.

“E keni parasysh si fëmijët përdorin imagjinatën kur luajnë? Unë bëra të njëjtën gjë kur isha i rritur, luajta sikur isha trajner. U përgatita për ndeshjen e ardhshme dhe planifikova gjithçka: në fund isha i mbuluar nga letra të mbushura me skema dhe shënime”.

Related posts

LIVE/ Partizani-Kukësi: Krijohet iluzioni i golit, e pabesueshme çfarë humbet Rexhinaldo (VIDEO)

Isa.Autor

Mposhtën TIRANËN/ Trajneri i KAMZËS nuk kursehet: I bëmë ‘hyzmetin’, nuk ishte e…

Isa.Autor

Arjen Robben nuk i zë besën Sevillas: Asgjë nuk ka përfunduar

Sadik.Autor

Leave a Comment