Futboll Sport

Simulimi i Mbappe/ Lineker: “Nga kush të ketë mësuar vallë…

Është gjithmonë faji i Neymar, edhe kur nuk luan Brazili. Tashmë kjo është përqasja edhe për shkak se O’Ney kur nuk është në fushë, nuk bën dot asgjë për të rekuperuar impatinë e humbur për shkak të atyre simulimeve të vazhdueshme apo ekzagjerimeve në çdo kontakt. Por kur luan Franca dhe Uruguai, çfarë hyn sulmuesi i Brazilit? E pra ja ku është gjetur një mënyrë për ta përfshirë edhe Neymar si protagonist. Kësaj here emri i brazilianit ka dalë në skenë për faj të shokut të tij të skuadrës te PSG, Mbappe. Ky i fundit, në ndeshjen e luajtur në çerekfinale ndaj Uruguait, bëhet protagonist me një skenë të turpshme, të denjë për kolegun e tij, mikun brazilian.

Pas sulmit mjaft të ndërprerë në gjysmëfushën e Uruguait, Mbappe kryqëzon rrugën e tij me Rodriguez, që vetëm sa e prek, mbase për t’i tërhequr vëmendjen për një sjellje që mund të dukej mosrespektuese nga kundërshtarët. Por, sapo ka ndjerë kontaktin, francezi ka reaguar njëlloj sikur futbollisti uruguajan ta kishte goditur me grusht në stomak. Nuk mashtrohet askush, as arbitri, që pasi u përpoq jo pak të qetësojë atë përplasje që po krijohej, vendos të ndëshkojë francezin. Po ku hyn këtu O’Ney? Teorikisht fare. Prakitikisht përfshihet në këtë çështje nga ish-legjenda e Anglisë, Gary Lineker, që vazhdon betejën e tij kundër simulimeve dhe gjen mënyrën e goditur për të thënë të tijën.

E bën natyrisht përmes “Tëitter”, me një postim shumë të thjeshtë por gjithashtu shumë direkt, madje edhe pa e përmendur fare emrin e brazilianit. “O Zot i madh, nuk arrij dot të imagjinoj se ku mund të ketë mësuar Mbappe që të bëj të tilla gjëra?” Një pyetje shumë retorike. Përgjigja adresohet direkt te “Parku i Princave”, aty ku ndodhet shtëpia e përbashkët e Mbappe dhe Neymar, që duken të infektuar me të njëjtin virus simulimi.

Related posts

TRANSFERTA HISTORIKE POR ASNJË…/ Çfarë xhevahiri të shtrenjtë ka Juventus në duar

Delo.autor

HISTORI EPOKALE/ 32 vite më parë, kur Maldini debutonte me Italinë në Ballkan

Delo.autor

ËSHTË KTHYER NË TITULLAR TEK REALI/ Casemiro i habit të gjithë, zgjedh mesfushorin e së ardhmes

Delo.autor

Leave a Comment