Futboll Sport

Skënderbeu barazon me Teutën, Shehi dhe Shkëmbi përballë si kundërshtarë

Nuk nxori fitues madje nuk prodhoi qoftë një gol miqësorja e zhvilluar në Korçë mes Skënderbeut dhe Teutës, ku përballë njërit-tjetrin në rolin e trajnerit në stolat respektivë ishin dy miq të vjetër, Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi.

Ndonëse Skënderbeu e nisi sfidën me një organikë ndjeshëm më cilësore, nuk e pati qartësinë e duhur në fazën sulmuese për të konkretizuar aksionet.

Për ekipin durrsak, që ka bërë ndryshime të mëdha krahasuar me skuadrën që mbylli sezonin, mund të konsiderohet një rezultat pozitiv, sepse kishin përballë një kundërshtar ekspert.

Skënderbeu para testit me Teutën kishte fituar 2-0 me Maliqin dhe barazuar 0-0 me Renovën, ndërkohë që Teuta, mposhti Kastriotin 4-1.

Related posts

TIFOZË NISIN REVOLTËN/ Miliarderi amerikan bëhet pronari i vetëm i ARSENALIT

Isa.Autor

“ASKUSH NUK E DI QË TAKOVA MUÇIN…”/ Silvinjo komenton listën dhe të ardhmen kuqezi: Nuk do shkojmë nesër të mundim 4-0 Anglinë

F.autor

BALOTELLI sërish tek INTERI/ Sulmuesi jep një PËRGJIGJE të PAPRITUR

Isa.Autor

Leave a Comment