Futboll Premier League Sport

BINDI NË BOTËROR/ Arsenal është një hap larg portierit të Zvicrës…

Arsenal ka intensifikuar bisedimet për të kompletuar blerjen e portierit të Borussia Mönchengladbach, Yann Sommer.

Unai Emery ka bërë pesë blerje që kur është emëruar trajner i “topçinjve” mes të cilëve edhe portierin Bernd Leno, por mesa duket kërkon të shtojë konkurrencën në kuadratin e portës së Arsenal.

David Ospina dhe Petr Cech, portierët e sezonit të kaluar, me shumë gjasa do të largohen, ndërsa shtypi gjerman ka shkarkuar se kandidatët për numrin 1 do të jenë Leno dhe Sommer.

Sommer ishte portier i Zvicrës në “Rusi 2018” dhe në moshën 29-vjeçare duket se ka përvojën e duhur për të luajtur në një klub të madh, pas katër viteve me M’Gladbach.

Related posts

JUVENTUSI NË TELASHE/ Sarri dhe Ronaldo asnjëherë kaq larg: nuk bien dakord për rolin dhe…

Delo.autor

Shqiptari, Ilir Latifi takohet me fansat dhe promovon artet marciale mikse

Sadik.Autor

Lëvizje në merkato, klubi italian arrin akordin me sulmuesin shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment