Futboll Sport

Southgate drejt rikonfirmimit, kontratë me “3 luanët” deri në vitin 2022

Kualifikimi në çerekfinalet e Kupës së Botës “Rusi 2018” duket se i ka sjellë fat trajnerit të kombëtares angleze Gareth Southgate, që është shumë pranë rinovimit të kontratës. Sipas “Telegraph”, drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit janë gati t’ia besojnë skuadrën trajnerit aktual deri në vitin 2022. Anglia arriti një kualifikim historik ndaj Kolumbisë në fazën e 1/8 të Botërorit “Rusi 2018”, pas fitores me penallti ndaj Suedisë, gjë që nuk ndodhte prej 10 vitesh.

Kontrata aktuale e trajneri Gareth Southgate me Federatën Angleze të Futbollit skadon në vitin 2020, pas Europianit, por gjasat janë që ajo të shtyhet edhe për dy vite të tjera, deri në 2022-shin. Vendimtare për Anglinë dhe trajnerin e saj do të jetë Europiani i ardhshëm, pasi nëse arrin ta kualifikojë kombëtaren në fazën finale, atëherë do të vijë edhe shtyrja e kontratës për dy vite të tjera. Anglia është pretendente edhe për fitimin e Botërorit “Rusi 2018”.

Related posts

SKANDALOZE/ France Football zbulon fituesin: Topin e artë e MERITON një francez…(EMRI)

Isa.Autor

Ronaldo: Ja 5 lojtarët më të mirë. Befasi në deklaratën e “fenomenit”, mungon…

Delo.autor

TRAJNERËT ME SYTË NGA SULMI/ Bomberët Rashford dhe Leva kanë shënuar nga 24 gola këtë sezon

F.autor

Leave a Comment