Futboll

Neymar: Në Botërorin e 2014-ës për pak mbeta i paralizuar

Në një intervistë dhënë ish-shokut të tij të skuadrës te Barcelona, Gerard Pique, për llogari të revistës “The Players Tribune”, Neymar Junior kujton momentin më të keq në karrierën e tij. “Ylli” brazilian u referohet finaleve të Botërorit 2014, pikërisht dëmtimit të rëndë që pesoi në çerekfinale me Kolumbinë, pas goditjes që mori nga Zuniga, që e detyroi madje të mos luante dy ndeshjet e fundit të evenimentit që u zhvillua në Brazil.

“Ai dëmtim ka qenë momenti më i keq i jetës sime. Ato ditë kam qarë pa pushim, kanë qarë madje edhe prindërit e miqtë e mi. E gjitha familja ime.”

Neymar shpjegon që ajo goditje e Zunigës për pak e la të paralizuar.

“Nuk mund të ngrija as këmbët, nuk mund t’i lëvizja. Mjeku me prekte këmbët, por unë nuk ndieja gjë. Pas vizitave më të specializuara, mjeku më tha se do të ecja sërish, por për mua Botërori kishte përfunduar. Nëse goditja do të kishte qenë 2 centimetra më në krah, do të kisha mbetur i paralizuar.”

Related posts

LIVE/ Nis me gol pjesa e dytë, Skënderbeu sërish në avantazh

Delo.autor

RUSI-DANIMARKË/ Danezët kërkojnë ta mbyllin me nder kompeticionin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SARRI DREJT STOLIT TË ROMËS/ Një tjetër futbollist i Kombëtares pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase…

Delo.autor

Leave a Comment