Futboll Sport

Southgate: Ishim 20 minuta larg finales, Botërorin ta mbyllim me fitore

“Humbëm një ndeshje të rëndësishme, nuk u kualifikuam për në finale, por jemi ende të motivuar për ndeshjen që do të luajmë ndaj Belgjikës. Kemi ende mundësinë për të fituar një medalje të rëndësishme, atë të bronzit dhe do të japim maksimumin për të fituar”, ka deklaruar Gareth Southgate, trajneri i kombëtares britanike. Kombëtarja e “3 luanëve” do të përballet ndaj Belgjikës në “finalen e vogël”, ndeshje që do të luhet në Shën Petërburg.

“Kanë qenë ditë të vështira. Ishim 20 minuta larg finales, erdhëm në këtë turne për të shkuar aty… Megjithatë, shohim me optimizëm përpara. Të gjithë duam ta mbyllim Botërorin me fitore”, u shpreh trajneri Southgate.

Më tej, trajneri falënderon skuadrën: “Ishin të gjithë fantastike, kanë treguar karakter dhe kjo na bën krenar. Por dua ta ruajmë këtë standart deri në fund”, tha Southgate, që shpreson që Anglia të korrë edhe një sukses në nivelin personal, atë të “Këpucës së Artë” me sulmuesin e saj Harry Kane.

“Do të ishte një sukses edhe më i madh për ne. Do ta ndihmojmë edhe pse ndaj Belgjikës nuk është e lehtë. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet për ta fituar këtë ndeshje”, u shpreh më tej trajneri Gareth Southgate, që ka fituar simpatinë e të gjithë fansave britanikë.

Related posts

Crouch i thur lavde SHQIPTARIT: SHAQIRI mund ta prishë treshen e frikshme të Liverpoolit

Isa.Autor

PUBLIKOHET BILANCI/ Merkato e “çmendur” e PSG-së, 34 lojtarë dhe 375 milionë euro humbje

Delo.autor

Zoti e ruajt mbretin/ Tifozët e Barcelonës i kanë kushtuar një koreografi speciale yllit të tyre, Leo Messi

Q.Autor

Leave a Comment