Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ JUVENTUS-INTER rrezikon të luhet me pak tifozë, fajin e ka NAPOLI sepse…

Goli i rekordit për Ronaldon, forma e shkëlqyer e Dougllas Cosas dhe ecuria fantastike e Mario Mandzukiç rrezikojnë që të kalojnë në hije për Juventusin. Motivi nuk ka të bëjë me dëmtimet apo me ndonjë kritikë të trajnerit Allegri. Gjithçka lidhet me koret e radhës raciste ndaj qytetit të Napolit. Një faturë që mund t’i kushtojë shtrenjtë bardhezinjve.

Nuk është hera e parë që kjo situatë përsëritet sa herë që Napoli nuk luan aspak. Jo më larg se tre ditë më parë, Karlo Anccelotti, trajneri i Hysajt me shokë, kërkoi që ky diskriminim në stadiumet e Italisë të frenonte, ndryshe rriste urrejtjen.

Kore kundër Napolit si “Vezuvio, laji me llavë” apo “Napoli, mbeturina e Italisë” janë bërë tashmë refren në stadiumet italiane. Edhe në Udinese-Roma u dëgjuan thirrje të tilla në sektorin mik, pra atë verdhekuq.

Pas episodit të radhës, sektori i ultrasve bardhezi rrezikon që të mbyllet për derbin e Italisë, ndaj Interit. Një humbje e madhe kjo, në rast se do të merrej vendimi.

Sakaq, në lidhje me shiritin e kapitenit në sfidën e fituar me SPAL, ka folur edhe Mandzukic. Ishte hera e parë që kroati mbante shiritin. “një nder që mbajta shiritindhe festova me skuadrën. Me apo pa shirit, ndihem një juventin i vëretë dhe do të jap gjithmonë më të mirën për këtë fanellë”.

Related posts

E RRALLË/ Në kampionatin anglez kanë luajtur tre futbollistë me emrin Jordan Williams

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Dy gola të shpejtë në ndeshjen Newcastle – Chelsea (VIDEO)

Isa.Autor

“Interi dhe Napoli e duan Amin, por…”

Q.Autor

Leave a Comment