Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 1990: Gjermania Perëndimore bën tripletë në tokën italiane

Në botërorin e zhvilluar në Itali, përfaqësuesja e Gjermanisë Perëndimore arriti që të mposhte ekipin e Argjentinës në finalen e madhe të zhvilluar në Romë 1-0. Gjermania Perëndimore ngriti për herë të tretë Kupën e Botës në 1990-n pas triumfit ndaj Argjentinës (1-0). Katër vite më parë, mbajtësit e titullit kishin dalë fitues në duelin me RFGJ, por tashmë gjermanët morën revanshin në Romë. Fitorja e tyre qe një triumf i vërtetë për Franz Beckenbaruerin, i cili u bë i dyti në botë që e kishte fituar kurorën e artë një herë si lojtar e më pas si trajner.

Finalja e 1990-s vendosi një rekord të padëshiruar si turneu me më pak gola të shënuar, me një mesatare prej rreth 2.21 gola për ndeshje. Por, natyrisht nuk munguan tonet dramatike në këtë Kupë Bote. Ndeshja e hapjes e këtij turneu shënoi vetëm një nga çastet e palumtura të tij: Kameruni mundi Argjentinën në një ndeshje të mrekullueshme në San Siro. I kryesuar nga Roger Milla në orët e tij më të mira, Kameruni do ecte përpara duke shkruar histori. Ndërkohë, për Italinë ishte hera e dytë që po organizonte Kupën e Botës. 56 vjet më vonë nga triumfi i tyre në 1934, ata siguruan një organizim shumë të mirë e pak të kushtueshëm.

– Toto – heroi i papritur
Në këtë kompeticion Italia provoi në lëkurën e saj se avantazhi i shtëpisë të ndihmon deri në njëfarë pike. Rruga për në gjysmëfinale përfshinte një gol magjik të Roberto Baggios, kundër Çekosllovakisë dhe një rekord pritjesh të portierit Walter Zenga, i cili për rreth 517 minuta qëndroi me portë të paprekur. Gjithsesi, heroi i tyre i papritur ishte syjeshili Schillaci, i cili shënoi 6 gola duke fituar “Këpucën e Artë”. Për fat të keq, për skuadrën e Azeglio Vicinit, ëndrra italiane për titull përfundoi në Napoli dhe qe Argjentina ajo që i dha goditjen përfundimtare. Kjo nuk qe Argjentina e 1986-s, por gjithsesi Diego Maradona ishte përherë aty duke e dyzuar tifozerinë napolitane, e cila nuk dinte ç’të bënte mes adhurimit që kishte për të si prijës i Napolit, kampion i Serisë së Parë atë vit, apo kombëtares italiane.

Argjentina u bë e para finaliste që nuk shënoi dhe e para që pati një lojtar të nxjerrë jashtë, Gustavo Dezotti. Një tjetër argjentinas doli me të kuqe dhe ky qe Pedro Monzon. 16 vite pasi e kishte udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit më të madh në botë si kapiten, tashmë Beckenbauer po e shihte veten si trajneri kampion bote! Pasi fitoi titullin e saj të 3-të, Gjermania, Italia dhe Brazili numëronin nga tre të tillë si kombet më të suksesshme në këtë sport.

Salvatore Schillaci shënoi 6 prej shtatë golave të karrierës së tij ndërkombëtare në finalet e Kupës së Botës që u zhvillua në Itali më 1990, çka i siguroi atij Këpucën e Artë të këtij turneu. – Në gjysmëfinalen midis Italisë dhe Argjentinës, kryesori Michel Vautrot shtoi tetë minuta në fund të pjesës së parë, pasi harroi të shihte orën. – Portieri i Anglisë, Peter Shilton, gjatë botërorit u thye pas dhjetë takimesh pas pësuar gol, ndërsa portieri i Italisë, Walter Zenga, arriti të mbronte portën e tij pa marrë gol për 517 minuta.

Kameruni u bë shembulli i vetëm në histori ku kryesuesi i grupit dilte me golavarazh negativ. Afrikanët fituan dy ndeshje me rezultatin e njëjtë (1-0) dhe humbën të tretën përballë Bashkimit Sovjetik, 4-0. – Ashtu sikur kundër Belgjikës në takimin e parë në Botërorin e 1982-shit (në Spanjë) mbrojtësit e titullit, Argjentina humbën 1-0 kundër ekipit (të mbetur me nëntë lojtarë) të Kamerunit.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

FESTUAN HALLOWEENIN NË NJË HOTEL LUKSOZ/ Mbappe nuk i ndahet më Beatriksit, ja çfarë i bën (FOTO)

Delo.autor

Po shkëlqen i huazuar te Newcastle, të gjithë duan Kenedy-n

Sadik.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Uells-Zvicër në “Baku Olympic”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment